
Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

Del zbuluar plani i Vuçiç, si po përpiqet Serbia ta frikësojë Kosovën që të mos aplikojë në Këshillin e Evropës

Shkruar nga SOT.COM.AL 7 Maj 2022

Në një artikull të publikuar në të përditshmen serbe “Novosti”, ditën e djeshme thuhet se nëse Kosova zyrtarisht paraqet kandidaturën e saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Partneritetin për Paqe, i cili operon në kuadër të NATO-s, atëherë Serbia do ta aktivizojë fushatën e saj lobuese për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, shkruajnë mediat e afërta me pushtetin në Serbi. Serbia tashmë ka në sirtarë 14 shtete të cilët janë të gatshëm ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, nëse kjo e fundit tenton të aplikojë në këto dy organizata ndërkombëtare”, shkruan “Novosti” dhe sipas saj, ka informacione të bazuara në burime. Kjo gazetë ka deklaruar gjithashtu se paralajmërimet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Partneritetin për Paqe, në prani të Kancelarit gjerman, Olaf Scholz, ishte shkelje e rëndë e Marrëveshjes së Washingtonit”. Gjithsesi, marrëveshja e Washingtonit, nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, s’është marrë seriozisht asnjëherë nga shteti serb. Ndërsa, brenda po të njëjtit tekst, ish-diplomati serb, Zoran Milivojeviç, paralajmërimin për aplikimin e Kosovës në dy këto organizata ndërkombëtare, e sheh si një operacion të sinkronizuar me perëndimin. “Kjo është një përpjekje për të konfirmuar shtetësinë e Kosovës dhe për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare të kontrolluara nga Perëndimi. Meqenëse politika e njohjes së Kosovës nuk po shkon mirë, ata duan të përfshihen në organizatat ndërkombëtare nga dera e pasme. Ne do të kundërshtojmë. Por, nëse kjo ndodh, të gjitha detyrimet dhe kufizimet tona pushojnë dhe duart tona priten”, ka thënë Milivojeviç.
Më të lexuarat


Ja plani i Londrës dhe Uashingtonit për të marrë nën ombrellën e vet Ballkanin Perëndimor pas refuzimit të BE për ta integruar

Abazoviç i përgjigjet ftesës për “Ballkanin e Hapur”, Vuçiç paralajmëron ndryshimin e madh për Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë

Vrau gruan në sy të foshnjës, piloti grek do ta kaloj pjesën e tjetër të jetës në...

E tmerrshme/ Pëson hemorragji në tru, foshnja 6 muajshe del pozitive me...

Saga Turqi-Greqi rrit tensionet, Erdogani tha se s’do ta shohë më me sy, reagon 'dhëmbë për dhëmbë' kryeministri grek: Athina e fortë i shqetëson disa!

Shpërthim i fuqishëm në qendër të Athinës, në vendin e ngjarjes ambulancë, zjarrfikëse dhe forca të policisë

Toka nuk gjen qetësi/ Tërmeti i fortë godet shtetin fqinj me Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Perëndimi nis zbatimin e planeve për të zhdukur influencën ruse në Ballkanin Perëndimor, ja çfarë po përgatit SHBA dhe Britania deri në vitin 2025

Paralajmërimi tronditës i politikanit të njohur serb: Vuçiç është afër helmimit ose vrasjes brutale nga rusët

Tërmeti i fortë shkund shtetin fqinj me Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë
