Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Deputeti gjerman: Do të pajtoheshim me shkëmbim të territoreve, por s’është ide e mirë

Deputeti gjerman: Do të pajtoheshim me shkëmbim të territoreve, por s’është ide e mirë

Postuar: 06/09/2018 - 21:21

Deputeti i të majtës në Bundestagun Gjerman, Stefan Liebich, ka thënë dje në një diskutim për çështjen e Kosovës se grupi i tij mund të pranojë këmbimin e territoreve me Serbinë, nëse dy vendet bien dakord. Por përsëriti qëndrimin kundër tentativave të gabuara për krijimin shteteve monoetnike.
 
“Dëgjohet sikur ka logjikë që problemet të zgjidhen me këmbime territoresh. Por kjo është një politikë e gabuar, një politikë që përpiqet të krijojë shtete monoetnike. Nuk më duket e mençur. Më duket më e logjikshme që të punohet për heqjen e kufijve në kuadër të BE-së dhe jo duke krijuar shtete të pastra etnikisht me këmbime territoresh. Një gjë e tillë nuk do të funksionojë”.
 
I pyetur nëse kufijtë duhet të jenë të paprekshëm, deputeti gjerman ka thënë se ndryshimi i kufijve nuk është tabu, por duhet të ndodhë me dakordim reciprok dhe jo me ndërhyrje të BE apo SHBA.
“Jo ndryshimi i kufijve nuk është tabu, por duhet të ndodhë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe në dakordim reciprok dhe jo me ndërhyrjen as të BE-së dhe as të SHBA-ve. Por problemet nuk zgjidhen duke krijuar shtete të pastra etnikisht. Aty ku çështjet kufitare janë ende të hapura, ato duhet të zgjidhen. Ishte gabim që u pranuan anëtarë të rinj në BE pa zgjidhur më parë çështjet ndërkufitare. Kjo nuk duhej të ndodhte në të ardhmen, por unë besoj se perspektiva në të vërtetë duhej të ishte që, në një konstrukt të përbashkët, pra, në atë të Bashkimit Europian, kufijtë të bëheshin të tepërt”.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 12

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2018 - 18:14

Mbi 45 mijë shtetas kanë hedhur dorë nga shtetësia kosovare që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme kosovare.
 

Postuar: 17/11/2018 - 18:12

Ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviç tha sot se ka mundësi që Kosova të njoftojë formi

Postuar: 17/11/2018 - 17:28

Kryeministri Zoran Zaev në intervistën për Alsat tha dje se ai është i sigurt se Gruevski do të

Postuar: 17/11/2018 - 17:27

Sipas agjencisë së medieve bullgare “Fokus”, ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla

Postuar: 17/11/2018 - 17:26

Kryediplomati rus ka thënë sot se Moska përkrahë marrëveshjen Kosovë-Serbi vetëm nëse me të paj

Postuar: 17/11/2018 - 13:36

Arratisja e bujshme e ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski ngjan si të ishte nj

Postuar: 17/11/2018 - 10:36

Shtohen dyshimet se qeveria e kryeministrit hungarez Vikor Orbán ka ndihmuar në arratisjen ilegal