BREAKING NEWS

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berishës pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri: Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë!

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet
x
BREAKING NEWS

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për politikanët shqiptarë: Janë kapur në krimin e...

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe
x

Rajoni

Dështon takimi Kosovë-Serbi në nivel ekspertësh, Lajçak: Pozicionet për një numër çështjesh urgjente mbeten shumë larg njëra-tjetrës

Dështon takimi Kosovë-Serbi në nivel ekspertësh,

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë përfunduar një vizitë dy ditore në Bruksel në kuadër të vijimit të dialogut mes dy shteteve. Të martën dy grupet përfaqësues të dy vendeve anë zhvilluar takime bilaterale me përfaqësuesin e unionit për dialogun, Miroslav Lajçak. Qëllimi i këtyre takimeve ka qenë një dakordim i axhendës së takimit tre palësh që është mbajtur ditën e djeshme, dakordim i cili nuk është arritur, por se kjo nuk ka penguar që takimi të zhvillohej. Delegacioni i Kosovës është udhëhequr nga zëvendës kryeministri Besnik Bislimi, ndërsa ai i Serbisë është udhëhequr nga drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç. Përpara zhvillimit të takimit ka pasur një mosdakortësi në lidhje me pjesëmarrjen e Velko Odalloviç në takim. Duke qenë se ishte paralajmëruar se një nga temat e takimit do të ishte çështja e të zhdukurve, pjesë e delegacionit serb ishte edhe Velko Odalloviç, cili është pjesë e komisionit të Serbisë për personat e humbur. Kosova edhe më herët e ka kundërshtuar postin e tij, duke u argumentuar se një person i cili ka qenë një nga kryesorët e regjimit të Slobodan Millosheviçit nuk duhet as të ketë të bëjë m çështjen e të zhdukurve, e jo më të jetë pjesë e këtij komisioni. Ndërkohë, Emisari special i BE për dialogun, Miroslav Lajçak pas takimit me anë të një postimi në Tëitter sqaroi se qëndrimi i dy palëve të përfshira në dialog, mbi çështjet të cilat konsiderohen urgjente, është tejskajshmërisht i largët. “Sapo përfunduam dy ditë punë të palodhur dhe diskutime intensive me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Pozicionet për një numër çështjesh urgjente mbeten shumë larg njëra-tjetrës. Ka shumë punë përpara”, ka shkruar ai.

Deklaratat pas takimit

Pas përfundimit të takimit mes delegacionit të Kosovës, Serbisë dhe përfaqësuesve të Bashkimit Europia, kryesuesi i delegacionit të Kosovës Besnik Bislimi ka deklaruar se tema e vetme që është diskutuar në takim ka qenë ajo e personave të pagjetur. Sipas tij, pala kosovare ka qenë e gatshme që të ofrohej një akses i dyanshëm i palëve në arkivat shtetërore mbi këtë çështje. "Në një moment zoti Petkoviç është pajtuar që ne të kemi qasje të plotë në të gjitha arkivat, përfshirë edhe arkivat ushtarake në Beograd si dhe të ketë qasje në arkivat e UÇK-së. Nuk ka arkiva të UÇK-së, por ka arkiva shtetërore për UÇK-në në Kosovë dhe ne jemi dhe kemi qenë të hapur për të ndarë këto informacione", tha Bislimi. Një nga pikat që është rënë dakort mes palëve, ka qenë fakti që grupet e punës mbi çështjen e të pagjeturve nga të dy shtetet, të kenë takime të rregullta dhe trupat gjetura nga të shtetet tu dorëzohen familjarëve, përfshirë trupat e gjetura në varrezën e dyshuar masive në Kizhevak të Serbisë. "Është e rëndësishme që të këmbejmë mbetjet mortore në mënyrë që familjarët e viktimave t’i marrin ato. Por, duhet të shohim se si do ta aranzhojmë këtë pasi pala jonë e ka konfirmuar se nuk do ta pranojë Velko Odalloviçin si kryetar i delegacionit", tha Bislimi. Zëvendës kryeministri i Kosovës ka sqaruar se një takim në nivel liderësh, pra mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç gjatë këtij muaji nuk do të ketë, kjo sepse gjatë takimit të djeshëm nuk është arritur ndonjë dakordim i atyre niveleve që do të justifikonte mbajtjen e takimit mes dy liderëve. "Nuk ka përparim të mjaftueshëm të prekshëm për të organizuar një takim të udhëheqësve”, tha ai. Kosova, sipas zëvendëskryeministrit Bislimi, nuk dëshiron që të diskutohet sërish për marrëveshjet e arritura më herët në kuadër të dialogut, por do vetëm të diskutohet për zbatimin e tyre. Për disa marrëveshje të arritura më herët, siç është ajo për targat e veturave, të cilës së shpejti i skadon afati kalimtar, siç ka paralajmëruar Besnik Bislimi, Kosova do të përdorë parimin e reciprocitetit. Delegacioni i Serbisë, ndërkaq, ka insistuar që të diskutohet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për Marrëveshjen për drejtësi, atë të vizitave zyrtare dhe për çështjen e të zhdukurve. Sipas burimeve diplomatike, Beogradi zyrtar po insiston që të mos diskutohet për Marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve, por së pari të diskutohet për formimin e Asociacionit.