BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Rajoni

Dështon takimi në Bruksel, Vuçiç refuzon të takohet me Thaçin

Dështon takimi në Bruksel, Vuçiç refuzon të takohet

 Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takuan dje secili veç e veç me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në Bruksel, por jo më njëri tjetrin, meqë presidenti serb refuzoi të takohej për shkak të "qasjes kërcënuese të Prishtinës". Mogherini, tha nëpërmjet një komunikate se ajo zhvilloi disa takime dypalëshe për të gjitha çështjet e hapura dhe shpresonte në rinisjen e dialogut trilateral. "Besoj në përkushtimin e plotë të të dy presidentëve për të vazhduar procesin dhe për të arritur më muajt e ardhshëm një marrëveshje gjithëpërfshirëse, detyruese ligjore për normalizimin e marrëdhënieve. Do organizoj takimin e radhës para javës ministrore në Asamblenë e Përgjithshme të OKB", thuhet në njoftimin e zonjës Mogherini. Presidenti Hashim Thaçi, tha se takimi me Vuçic nuk u krye prej mosmarrëveshjeve. "Gjërat po bëhen edhe më të vështira sepse mospajtimet po thellohen dhe dallimet po shfaqen edhe pse sot kemi diskutuar vetëm përmes zonjës Mogherini. Këto takime janë të rënda, shumë të vështira, pothuajse me gjasa vetëm teorike për arritjen e ndonjë marrëveshjeje, por gjithsesi nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut”, tha Thaçi.

Vizita e Vuçiç në Kosovë

Megjithë përgjigjen diplomatike të Thaçit, arsyeja e dështimit të takimit duket se ka të bëjë me vizitën e pritur të Vuçiç në Kosovë. Presidenti serb kishte marrë parimisht leje për një vizitë dy-ditore në Kosovë më 8-9 shtator, por i është refuzuar një kërkesë që pjesë e saj të jetë dhe një ndalesë te ujëmbledhësi i Ujmanit, për të cilën me të drejtë qeveria e Kosovës nuk gjeti asnjë justifikim të arsyeshëm. Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili shoqëronte Thaçin në Bruksel, tha se presidentit serb i është lejuar vizita në Kosovë, por në kërkesë nuk është paraparë vizita në liqenin e Ujmanit. Ministri i Jashtëm tha se kërkesa e Vuçiç për ta vizituar Ujmanin është e paarsyeshme, pasi atje nuk ka as banorë e as qendra që mund të vizitohen. “Nuk e kuptojmë arsyen pse kjo kërkesë. Ai është i mirëseardhur në Kosovë, ne jemi të hapur, jemi nikoqir të mirë. Por, vizita në Ujman është e pakuptimtë”, tha Pacolli, duke shtuar se nuk dëshiron ta paragjykojë qëllimin e Vuçiç për ta vizituar liqenin e Ujmanit.

Gjuriç: Ujmanin e kemi ndërtuar ne

Një tjetër teori për tensionimet e fundit erdhi dje dhe nga kreu i zyrës së Beogradit për Kosovën, Marko Gjuriç, i cili tha se presidenti serb kishte vendosur të refuzojë takimin pasi ishte kërcënuar të anulonte vizitën në Kosovë, veçanërisht atë në liqenin e Gazivodës. “Një provë që Thaçi po gënjen. Ndalesë e qartë nga Prishtina për ta vizituar liqenin e Ujmanit, rindërtimi i të cilit është bërë plotësisht nga qeveria e Serbisë”, ka shkruar Gjuriç, pa argumentuar as ai arsyet e kësaj vizite në një objekt shtetëror utilitar, duke lënë hapësirë se idea ka të bëjë me provokime apo pretendime territoriale. Ai tha po bëhen përpjekje nga Prishtina për ta bërë të pakuptimtë çdo bisedë, duke përcaktuar që më parë se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bisedohet. "Nuk dihet nëse do të ketë mundësi të vazhdohen bisedimet me njerëz të tillë. Në tryezën e bisedimeve është territori i diskutueshëm i Kosovës dhe jo Lugina e Preshevës që është pjesë e Serbisë”, shtoi Gjuriç./Andi LAMKO