BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të reja brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të
x

Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi, BE sulmon amerikanët: Grenell tentoi të na anashkalonte, nuk i shërbente bisedimeve

Dialogu Kosovë-Serbi, BE sulmon amerikanët: Grenell tentoi të na

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon – Taubadel në një intervistë për mediat kosovare. Sipas saj, ambasadori Richard Grenell ka pasur si politikë për zhvillimin e dialogut, anashkalimin total të Bashkimit Europian dhe mos përfshirjen në procesin e dialogut të qeverisë së mëparshme të udhëhequr nga ish Kryeministri Albin Kurti. Ajo e ka cilësuar si shumë të brishtë situatën politike në Kosovë në këto momente dhe ka sqaruar arsyet se porsa ka qenë kundërshtuese me idenë e rrëzimit të qeverisë Kurti dhe krijim e qeverisë Hoti. “Unë ngrita shqetësimet e mia kur u mor vendimi, por gjithnjë isha në mëdyshje nga sjellja e disa grupeve politike në Kosovë, si dhe e disa aktorëve të jashtëm për të rrëzuar këtë qeveri demokratike pas vetëm 50 ditësh. Jo vetëm unë, por shumë ekspertë kishin shqetësime serioze nëse ishte në përputhje me Kushtetutën, por Gjykata Kushtetuese vendosi në një mënyrë të caktuar, të cilën duhet ta respektojmë. Kjo është një çështje kryesore në një vend demokratik, që ne të pranojmë vendimin e një gjykate”, tha von Cramon – Taubadel. Gjithsesi Raportuesja për Kosovën në PE ka shprehur besimin se qeveria Hoti do të bëjë me të mirën për problemet që shqetësojnë politikën e Kosovës. “Mund të them, se jam e lumtur që shoh që dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit po rifillon përsëri nga BE, dhe unë e di që zoti Hoti është shumë i përkushtuar për suksesin e dialogut. Është e vështirë të vlerësosh punën e tyre pas një kohe kaq të shkurtër; veçanërisht shumë çështje në Kosovë nuk mund të zgjidhen shpejt, siç janë korrupsioni, sundimi i ligjit, shëndetësia ose sistemi arsimor. Këto reforma kërkojnë kohë më të gjatë dhe ndryshime të thella, por unë kam plot shpresë se Qeveria e Hoti do të dëshmojë gatishmërinë e saj për të vepruar”, sqaroi ajo. Në kritikë ndaj Grenell,Von Cramon nënvizoi rëndësinë e unitetit të SHBA dhe BE për realizimin e një situate stabël në rajon. “Z. Grenell dëshironte të anashkalonte BE-në dhe qeverinë e dikurshme demokratike. Nëse do të shikonit kohën dhe mënyrën e deklaratave të tij, nuk synonte të ndihmonte BE-në fare. Unë kam thënë që nëse duam stabilitet afatgjatë në rajon, do të na duhen edhe BE dhe SHBA, nuk mund t’i ndajmë ato dhe duhet të kemi një dialog, me BE-në në vendin e shoferit”, përfundoi von Cramon.

Lajcak: Të hapur për bashkëpunim me SHBA

I dërguari i posaçëm për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha dje se është i hapur për një bashkërendim më të afërt me Shtetet e Bashkuara në procesin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës e Beogradit, meqë sipas tij, muajve të fundit ky bashkërendim nuk ka qenë në nivelin e duhur. “Për fat të keq është një sekret i hapur që motori i përbashkët Bashkim Evropian dhe Shtete të Bashkuara nuk ka funksionuar aq rrjedhshëm muajt e fundit sikur vitet e kaluara. Kjo nuk vlen për të gjitha nivelet por do të ishte gënjeshtër të mohohej kjo situatë, e cila ka çuar në konfuzion dhe na ka bërë të dy palët më të dobët. Shpresoj që tash mund të afrohemi sërish e të bashkërendohemi me Shtetet e Bashkuara në anën tonë. Dera ime ka qenë gjithmonë e hapur dhe jam gjithmonë gati të përgjigjem në telefon kur Washingtoni thërret, kështu që mezi pres një bashkërendim të afërt për të arritur ambiciet tona të përbashkëta”, tha Lajçak. Megjithatë Lajçak përsëriti qëndrimin e tij se bisedimet duhet të udhëhiqen nga Bashkimi Evropian meqë siç tha ai Kosova dhe Serbia janë pjesë e Evropës, dhe të vetmen rrugë për të arritur të ardhmen e tyre brenda Bashkimit Evropian e kanë përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre. “Historia ka dëshmuar se ne jemi më mirë kur punojmë së bashku, pra Bashkimi Evropian me Shtetet e Bashkuara, por me Bashkimin Evropian në vendin e shoferit për arsyet që sapo i përmenda”, tha Lajçak. Ndërkohë që ditën e sotme në orën 16:00 është parashikuar takimi i radhës mes Vuçiçit dhe kryeministrit Hoti që përbën edhe hapin e radhës në procesin e dialogut.