BREAKING NEWS

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet për Fatmir Mediun, shpërthen i revoltuar Erion Braçe dhe nuk lë gjë pa thënë: Mos guxoj kush të...(VIDEO)

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet
x
BREAKING NEWS

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb kohë dhe bën lëvizjen urgjente, del kundër Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e paralajmëron

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb
x
BREAKING NEWS

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin
x
BREAKING NEWS

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste pritet të dalë në një konferencë urgjente

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste
x
BREAKING NEWS

Vjen goditja e fortë për Lulzim Bashën/ Dorëheqje masive në PD, largohet sekretari i PD dhe 13 anëtarë Kryesie në këtë qytet të vendit: Basha po e kthen në një parti klienteliste (Publikohet letra)

Vjen goditja e fortë për Lulzim Bashën/ Dorëheqje masive
x
BREAKING NEWS

Vizita në SHBA, Kreshnik Spahiu: Meta po tenton të shmangë “funeralin” e tij, as florinjtë nuk i bëjnë më punë, i mbyllën çdo derë në Uashington

Vizita në SHBA, Kreshnik Spahiu: Meta po tenton të shmangë
x
BREAKING NEWS

Raporti i DASH, ja kush janë ministrat e rrezikuar nga koncesionet dhe a po i dërgojnë amerikanët mesazh SPAK të hapë dosjet e PPP?

Raporti i DASH, ja kush janë ministrat e rrezikuar nga koncesionet dhe a po
x
BREAKING NEWS

E TRISHTË! Gjen vdekjen e papritur ish-zyrtarja e lartë shqiptare, dyshohet se ra nga kati i 5 i banesës (EMRI+FOTO)

E TRISHTË! Gjen vdekjen e papritur ish-zyrtarja e lartë shqiptare,
x

Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi, Franca dhe Gjermania marrin në dorë situatën, Makron thërret në takim Kurtin

Dialogu Kosovë-Serbi, Franca dhe Gjermania marrin në dorë

Qeveria e Kosovës ka nisur një fushatë të fuqishme lobimi në arenën e politikës së jashtme. Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani, ndërkohë që gjatë javës është paralajmëruar një takim mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit francez Emmanuel Macron. Ndërkaq, një ditë më parë zoti Kurti, priti në takim këshilltaren politike për Ballkan të presidentit Macron, Isabelle Dumont, ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, këshilltarin në Drejtorinë e Evropës Kontinentale në Ministrinë e Jashtme të Francës, Guillaume Rousson, dhe këshilltarin e parë në ambasadë, Cyprien François. Sipas njoftimit të Kryeministrisë, tema të takimit kanë qenë zhvillimet politike në Kosovë, rajon e në botë, qeverisja e mirë në Kosovë, integrimet evropiane, si dhe bashkëpunimi bilateral e thellimi i marrëdhënieve në mes Kosovës e Francës. Sakaq, kryeparlamentari Konjufca ka zhvilluar takim me kryetarin e Budenstagut Wolfgang Schauble. Në lidhje me takimin e homologut të tij gjerman, Konjufca ka shkruar në rrjetin social Facebook se është diskutuar mes të tjerash, në lidhje zhvillimet politike ne Kosovë, sfidat që paraqiten në rrugëtimin e stabilizimit të rajonit dhe dialogun me Serbinë. “Sot pata nderin ta takoj dr. Wolfgang Schauble kryetarin e Bundestagut. Në takimin e përzemërt me Dr Schauble ju falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë? për Kosovën. Diskutuam gjatë rreth zhvillimeve historike e politike për Kosovë dhe rajon, si dhe për sfidat që paraqiten në rrugëtimin e stabilizimit të rajonit, luftimin e pandemisë, rimëkëmbjen ekonomike dhe dialogun me Serbinë, si dhe finalizimin e procesit te liberalizimit të vizave. Bundestagu dhe institucionet gjermane qëndrojnë fuqishëm pranë dhe me popullin e Kosovës”, shkroi zoti ai.

Reagimet

Ndërkohë, në lidhje me vizitën e zotit Kurti në Francë dhe takimin e tij me presidentin Macron, ka folur edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj. Ai ka folur me anë të një postimi në Facebook, ku edhe ka kritikuar kryeministrin Kurti, i cili sipas Hoxhaj në takimin në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, nuk ka kërkuar njohjen por mos sulmimin. “Java e kaluar shënoi mjerimin politik të kësaj Qeverie, që me cirkuset e tij diplomatike e manifestoi Albin Kurti. Në vend të njohjes nga Serbia, në Vjenë ai kërkoi mos sulmimin nga ajo. Në vend se të zotohet për zbatimin e Marrëveshjes së Ëashingtonit dhe forcimin ekonomik të vendit, mohoi ligjshmërinë e saj”, tha Hoxhaj. Më tej ai është shprehur se shpreson që meqë këtë javë Kosovën e pret një tjetër takim i rëndësishëm dhe i vështirë në Paris, kryeministri Kurti të ketë reflektuar mbi marrëzitë e tij politike. "Meqë këtë javë Kosovën e pret një tjetër takim i rëndësishëm dhe i vështirë në Paris, uroj që Albin Kurti të ketë reflektuar mbi marrëzitë e tij politike të ditëve të fundit e mjerimin anarkist dhe të sillet me përgjegjshmëri shtetërore e institucionale", përfundoi ai.