BREAKING NEWS

Arrestohet ish zyrtarja që ishte në kërkim, kjo është vepra e rëndë që akuzohet 30-vjeçarja (Detajet e policisë)

Arrestohet ish zyrtarja që ishte në kërkim, kjo është
x

Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi, ja cili diplomat europian përflitet si ndërmjetës në bisedime

Dialogu Kosovë-Serbi, ja cili diplomat europian përflitet si

Edhe pse në selinë e Bashkimit Europian nuk duan të komentojnë derisa mos të ketë ndonjë vendim formal, sipas burimeve diplomatike, ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, përflitet të jetë përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas “Europa e Lirë”, emri i tij është përmendur shpesh në media, por edhe në qarqet diplomatike, mirëpo këto janë quajtur gjithmonë vetëm si spekulime.

Zëdhënësi i BE-së për çështje të Politikës së Jashtme, Petar Stano deklaroi të premtën në një konferencë për shtyp se ende nuk ka vendim nëse do të ketë apo jo një emisar bisedimesh dhe se BE-ja nuk dëshiron të spekulojë lidhur me emrat e kandidatëve që janë përmendur në media.

Lajçak ka një përvojë të madhe në rajonin e Ballkanit, ka qenë Përfaqësues i Posaçëm në Bosnje e Hercegovinë dhe i Dërguar Special para referendumit në Mal të Zi.