Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dialogu Kosovë-Serbi me dy të dërguar nga Washingtoni, SHBA po kërkon të bindet Gjermania për çështjen e nxehtë

Postuar: 09/10/2019 - 16:44

Richard Grenell është i dërguari i posaçem për dialogun Kosovë-Serbi, që menjëherë pas zgjedhjeve, departamenti amerikan i shtetit, me një zëdhënës të cituar nga Zëri i Amerikës, pa përmendur emrin, bënte thirrje të vazhdojë sa më shpejt dialogu, për normalizimin e marrëdhënieve.

Analisti amerikan, Edward Joseph, thotë se me emërimin e Richard Grenellit të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Shtëpia e Bardhë duket se e ka një qëllim, sipas tij ai mundet të bindë Gjermaninë që të mbështesë idenë polemizuese të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
 
Në një intervistë të dhënë Radios Evropa e Lirë, Joseph e sheh përfshirjen gjithmonë e më të intensifikuar të Shteteve të Bashkuara në dialogun Kosovë-Serbi, edhe si pozitive, por si edhe shqetësuese.
 
“Pozitive, sepse secila administratë amerikane që tregon interesim intensiv në Ballkan, është një gjë e mirë”, thotë ai.
 
Janë bërë disa vite që SHBA-ja e ka distancuar veten nga Ballkani dhe e ka larguar rajonin nga prioritetet e saj. Por, dialogu kërkon angazhim të nivelit të lartë, në mënyrë që edhe Kosova, edhe Serbia të bëjnë përparim, vazhdon ai.
 
Në të njëjtën kohë është e çuditshme dhe shqetësuese, përse ambasadori Grenell është emëruar në pozitën e të dërguarit për dialogun Kosovë-Serbi kur Matthew Palmer ishte zgjedhur në pozitën e të dërguarit të posaçëm për Ballkanin, pyet Joseph jo pa qëllim. 
 
Sipas analistit, është e pazakontë që ka dy të dërguar, sidomos kur njëri sapo e ka marrë emërimin. Sipas tij ka shumë mundësi që Shtëpia e Bardhë vazhdon të jetë e angazhuar në Ballkan dhe beson se Grenell është personi që mund ta bindë Gjermaninë në planin që ka.
 
“Por, në pikëpamjet e udhëheqësve të rëndësishëm në rajon, shkëmbimi i territoreve do të ishte i rrezikshëm dhe destabilizues”, shprehet ai, dhe Gjermani me Merkel janë shprehur qartazi kundër. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 23:30

Gazeta serbe Kurir ka publikuar ekskluzivisht video nga orgjia e politikanit hungarez Zolt Borkai, ish-gjimnastit olimpik dhe kryetarit të bashkisë së qytetit Győr.

Postuar: 13/10/2019 - 22:45

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkovic, ka paralajmëruar për rrezikun e sigurisë së

Postuar: 13/10/2019 - 17:39

Përgjatë procesit të verifikimit të votave të ardhura nga Serbia, disa zyrtarë kosovarë kanë pësu

Postuar: 13/10/2019 - 15:05

Lidhur me helmimin e 26 numëruesve në Prishtinë, ka reaguar drejtori i Zyrës së Kosovës në Qeveri

Postuar: 13/10/2019 - 14:45

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, raporton se 26 zyrtarët e Kosovës nuk janë helmuar në Qendrën e

Postuar: 13/10/2019 - 12:31

26 zyrtarë kosovarë janë helmuar pasi kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve me vota, të ar

Postuar: 12/10/2019 - 23:04

Lëvizja Vetëvendosje me një diferencë të vogël votash nga Lidhja Demokratike e Kosovës arriti që