BREAKING NEWS

‘S’do lemë gur pa luajtur’, kryeministri Rama niset drejt SHBA dhe jep lajmin e madh për qytetarët

‘S’do lemë gur pa luajtur’, kryeministri Rama niset drejt
x

Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi në vështirësi, BE kërkon asociacion, Prishtina e prerë në qëndrimet e saj

Dialogu Kosovë-Serbi në vështirësi, BE kërkon

Procesi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë i udhëhequr nga Brukseli ka ngecur. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me anën tjetër të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, proces që nuk ka pasur një tjetër zhvillim që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Uashingtonit. Tema e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të dhe çështja e të pagjeturve me sa duket janë tema që nuk po munden të tejkalohen. Qëndrimi i kundërt i palëve për temën e asociacionit po bën që të kërkohet ngritja e nivelit të ndërmjetësuesve në dialog. Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë Hoti, Besnik Tahiri është shprehur se në çfarëdo niveli të ndërmjetësimit dialogu nuk ka alternativë, përveçse të zhvillohet mbi bazën e parimeve dhe marrëveshjes finale për njohjeve reciproke. “Dialogu pe?r Qeverinë? e Kosove?s nuk ka alternativë. Ne kemi nde?rtuar parimet e sakta se si duhet te? shkohet drejte? marre?veshjes finale me njohje reciproke. I kemi be?re? ke?to qe?ndrime edhe me si qeveri, por edhe subjektet politike opozitare janë? ne? një? vije?. Nuk ka ne?ntema, ka vete?m një, e ajo e?shte? marre?veshja finale dhe njohja reciproke”, thotë ai. Ndërsa deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli-Dalipi fillimisht kërkon zgjedhje të reja në vend, e më pas rinisje të dialogut. Sipas saj, është jo relevante në këtë kohë se çfarë niveli ndërmjetësohet dialogu, pasi konsideron se nuk mund të arrihet asnjë rezultat kur nuk ka përkrahje qytetare. Për sa i përket reagimeve nga Bashkimi Europian, zëdhënësi i unionit për Politikat e Jashtme, zoti Peter Stano ka lënë të nënkuptohet se ndërmjetësimi i dialogut do të vazhdojë në nivelin e emisarit special, Miroslav Lajc?ak.

Bilcik vlerëson se Asociacioni është kompleks

Raportuesi i BE-së për Serbinë në Parlamentin Evropian, sllovaku Vladimir Bilcik, thotë se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është një detyrim dhe një çështje komplekse, e cila kërkon më shumë kohë. Ai ka mirëpritur angazhimin e SHBA-së në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe theksoi se BE ka një rol udhëheqës në atë proces. Bilcik, ka deklaruar se të gjitha zotimet e marra duhet të respektohen dhe zbatohen, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Prishtina duhet të respektojë angazhimet e marra në Bruksel në vitin 2013, veçanërisht kur bëhet fjalë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, i cili ende nuk është formuar. Ai tha se e kupton që Asociacioni është një çështje komplekse dhe se duhet më shumë kohë për të zbatuar disa pjesë të marrëveshjes, por është e rëndësishme të tregohet vullnet i mirë dhe udhëheqje politike në formimin e Asocicionit. Bilcik ka reaguar edhe mbi deklaratën e shefit të BE për Politikat e Jashtmet, Josep Borrell, i cili ka thënë se marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet në muajt e ardhshëm. “Ndonëse të gjithë duam që dialogu të përfundojë në të ardhmen e afërt, gjëja më e rëndësishme është të vazhdojmë me një ritëm të mirë dhe me një përkushtim të qartë politik, drejt arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse”, është shprehur ai.

Grenell për dialogun

???????Richard Grenell, emisar special i SHBA për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është shprehur se marrëveshja mes këtyre dy vendeve e arritur më 4 shtator në Washington po implementohet.

Grenell e ka shpërndarë në Twitter një vizitë të departamentit amerikan për energji në Kosovë, ku u shikuan mundësitë e investimit në këtë sektor, dhe shfrytëzimin e aseteve natyrore për këtë.

Në këtë postim, Grenell ka thënë se marrëveshja e Uashingtonit po implementohet. Madje sipas tij, administrata e Trumpit në këtë kontekst ndërmerr veprime të shpejta. “Marrëveshja po zbatohet! Administrata Trump ndërmerr veprime të shpejta”, ka shkruar ai.