BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi të ish-drejtorit të Aluiznit. Ja posti drejtues që mban (Emri)

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë, zbardhen informacionet e para

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë,
x

Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi, palët pajtohen në Bruksel për marrëveshjen e energjisë, reagon BE: Ky është një hap i madh

Dialogu Kosovë-Serbi, palët pajtohen në Bruksel për

Për qytetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, do të fillojë faturimi i energjisë së shpenzuar. Kjo pas finalizimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Lajmin e konfirmoi ditën e djeshme i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Mirolsav Lajçak pas bisedimeve mes kryenegociatorëve të të dyja vendeve, Besnik Bilsimi dhe Petar Petkovic, në Bruksel. “Kam kënaqësinë të njoftoj se Kosova dhe Serbia kanë miratuar Udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjeve për energjinë, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, tha Lajçak. Për arritjen e marrëveshjes ka shkruar edhe Besnik Bislimi. “Më në fund, miratuam implementimin e Udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë të viteve 2013 dhe 2015. Kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullator të Kosovës”, tha ai. Qytetarët e komunave në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, kryesisht me shumicë serbe nuk e paguajnë energjinë prej dekadash. Udhërrëfyesi parashikon që Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës t’i lëshojë licencë për furnizim kompanisë nga veriu, Elektrosever, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullatore të Kosovës. Marrëveshja për energji ishte arritur në vitin 2013, e pastaj ishte konfirmuar edhe në vitin 2015. Takimet zhvillohen vetëm pak para se samitit të liderëve të Bashkimit Europian dhe takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor. Sipas diplomatëve, arritja e një marrëveshje gjatë së martës ndihmon në krijimin e rrethanave për takim në nivel të lartë dhe për avancim të dialogut drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Më të lexuarat