BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi, Zaev kundër “Non-Paper”: Të marrin shembull nga ne

Dialogu Kosovë-Serbi, Zaev kundër “Non-Paper”: Të

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka deklaruar se dalja e “Non-Paper-ave”, nuk është e rastësishme.

Zaev ka deklaruar se këto dokumente kanë dalë për shkak të dështimit të Evropës në dialogun Kosovë-Serbi, si dhe ka vazhduar duke i quajtur ato promotorë të politikave nacionaliste në rajon. Ai gjithashtu ka deklaruar se “Non-Paper-ave” të tillë, që kërkojnë ndryshimin e kufijve në Ballkan, BE-ja duhet tu japë një zgjidhje.

“Këto duhet të jenë sinjale për Bullgarinë dhe për Brukselin se duhet intensivisht ta vazhdojnë procesin e integrimit të rajonit në BE. Është kthimi i borxhit ndaj Ballkanit Perëndimor, kurse ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut ky borxh është 10 herë më i madh”, ka thënë Zaev.

Ai gjithashtu i tha liderve  të Kosovës dhe Serbisë që të marrin shembull marrëveshjen që Maqedonia e Veriut bëri me Greqinë.

“Liderët e Kosovës dhe liderët e Serbisë qytetarëve të tyre ua kanë borxh ardhmërinë, perspektivën. Nuk është e lehtë për të dyja palët. Por, le të mësojnë nga shembulli ynë me Greqinë. Duhet të mbyllen dyert e së kaluarës kur hapen dritaret e së ardhmes”, tha i.

Në lidhje me politikën në vend, Zaev premtoi bashkëpunim me partitë shqiptare.

“Po, me BDI-në, me Besën dhe me PDSH-në do të bashkëpunojmë. Me një pjesë në rrethin e parë kurse me të tjerë në rrethin e dytë zgjedhor. Dikund do të bashkëpunojmë qysh në rrethin e parë dhe pres nga partnerët kandidatë të mirë e të pranueshëm siç pres të pranohen edhe nominimet tona të kandidatëve”, tha Zaev.