BREAKING NEWS

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
x
BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Rajoni

Dialogu, LDK: Për ne është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë që çon në njohje reciproke

Dialogu, LDK: Për ne është e rëndësishme të

Partitë opozitare në Kosovë, shpesh e kanë kritikuar qasjen e qeverisë Kurti në lidhje me dialogun me Serbinë dhe në mënyrë të përgjithshme politikën e jashtme të ndjekur nga kjo qeveri. E një mendimi të tillë vijon të mbetet edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, referuar një interviste të dhënë nga zëvendëskryetarja Shqipe Mjekiçi për “KosovaPress”. Ajo ka deklaruar se qeveria e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, është një kabinet i pa qartë në veprime, ndërsa ka shtuar se në lidhje me politikat e ndjekura me Serbinë dhe në procesin e dialogut, kërkohet një zgjidhje gjithëpërfshirëse që do të sillte më tej edhe njohjen reciproke mes dy shteteve. Zv/kryetarja e LDK-së është ndalur në çështjen e personave të pagjetur, çështje e cila pas takimit të së mërkurës në Bruksel mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, ka nxitur reagime të shumta në të dy shtetet. Ajo i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të gjejë zgjidhje për gjetjen e trupave të personave të zhdukur në Kosovë gjatë luftës së fundit. “I takon Qeverisë së Kosovës të negociojë me palën tjetër dhe të sigurojë sepse ju, iu referuat edhe çështjes specifike që të arrihet një zgjidhje që të çojë në identifikimin e personave të cilat janë ende të zhdukur, ose mbetjet e tyre janë ende të zhdukura dhe familjet e tyre duhet të dinë se ku janë. Për ne është e rëndësishme që të arrihet një zgjidhje gjithëpërfshirëse me Serbinë që do të çojë në njohjen e ndërsjellët të dy vendeve në kufijtë aktualë dhe t’i adresojë çështjet e tjera me rëndësi siç ishte kjo e personave të zhdukur”, thotë ajo. Zonja Mjekiçi ka akuzuar qeverinë Kurti edhe për paaftësi në menaxhimin e pandemisë së Covid-19. Ajo akuzoi ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia se përveç punës së dobët për të menaxhuar me pandeminë, mori guximin në një moment delikat të kandidojë për kryetar të Komunës së Prishtinës. “Kur i shohim numrat dhe kur i shohim rastet e vdekjes fatkeqësisht që kanë ndodhur si pasojë e menaxhimit jo të mirë të qeverisë nuk mund të themi se ka bërë një punë të mirë. Ajo që e thash pak më parë se qeveria nuk ka aftësinë për të menaxhuar me disa punë të njëjtën kohë, përfshirë edhe këtë të pandemisë. Ne kemi një ministër i cili përveç punës së dobët dhe keqmenaxhimit të pandemisë tash planifikon të kandidojë për kryetar komune, në një situatë që nuk është periudha më e mirë për ta bërë një gjë të tillë”, shton ajo. Zonja Mjekiçi ka kritikuar qeverinë edhe në lidhje me procesin e shkarkimit dhe vonesat në emërimin e ambasadorëve të rinj. “Ajo që e karakterizon këtë gjashtëmujor është mungesa e transparencës, e informacioneve për çështje të ndryshme. Pastaj nuk dihet se cilat janë prioritetet e kësaj qeverie, gjatë fushatës zgjedhore deklaronin se pandemia është prioriteti numër 1, pastaj doli dialogu prioriteti kryesor. Prandaj unë shoh më tepër pasivitet sesa aktivizim të qeverisë. Nuk e kuptojmë arsyen pse kanë mbetur ambasadat pa përfaqësim. Fillimisht është dashur të jepet një vlerësim për ambasadorët që janë shkarkuar nga detyra që të dimë për performancën e tyre. Njëkohësisht të sigurohet qeveria që do të emërojë ambasadorët e tjerë në mënyrë që mos të mbetet pa përfaqësim vendi ynë”, theksoi ajo.

Zgjedhjet lokale

Opozita kosovare ka propozuar ulje të numrit të ditëve të vëna në dispozicion për të organizuar fushatën përpara zgjedhjeve lokale, ndërsa nga ana e qeverisë kanë ardhur sinjale për shtyrje të zgjedhjeve, nisur nga situata e vështirë pandemike që ka kapluar Kosovën. Mjekiçi e ka konsideruar një shtyrje të zgjedhjeve lokale si një kërcënim që i bëhet demokracisë. “Është mjaft me rëndësi që zgjedhjet të mbahen, ne kemi një cikël të rregullt të zgjedhjeve të paktën në nivelin lokal, pasi në nivelin nacional mesatarisht kemi zgjedhje çdo tri vjet. Është me rëndësi të mbahen sepse ky është një prej mekanizmave kryesorë që qytetarët i mbajnë në llogari përfaqësuesit e tyre, aq më tepër në nivel lokal. Kemi pasur rastin në fillim të vitit ku zgjedhjet po ashtu janë mbajtur në një situatë pak a shumë të ngjashme dhe me masa adekuate për të siguruar një proces të mirë dhe që menaxhohet lehtë”, thotë zonja Mjekiçi.