BREAKING NEWS

Më shumë të shëruar sesa raste të reja! Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Më shumë të shëruar sesa raste të reja! Ministria e
x

Rajoni

Dialogu me Serbinë, Kurti i prerë: Do të ketë avancim nëse ndëshkohen krimet e serbëve në Kosovë

Dialogu me Serbinë, Kurti i prerë: Do të ketë avancim

Pas shqyrtimit të raport- progresit të prezantuar në Parlamentin Europian nga raportuesja për Kosovën, Viola von Cromen dhe porosive të saj e Komisionerit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Olivier Varhelyi për përparime në procesin e dialogut me Serbinë, Kryeministri i ri i vendit Albin Kurti është deklaruar në lidhje me këtë proces. Pas një homazhi të kryer ditën e djeshme në Krushë të Madhe në 22 vjetorin e masakrës së famshme të kryer atje, zoti Kurti ka bërë me dije se për qeverinë e kryesuar prej tij, një nga prioritetet në çështjen e dialogut, janë pa diskutim krimet serbe në Kosovë dhe çështja e personave të pagjetur. Kreu i qeverisë sqaroi se gjatë bisedimeve për dialog me Serbinë do të kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi për çështjet e mësipërme. “Drejtësia mungon dhe është obligim i yni që të angazhohemi maksimalisht me institutin e ardhshëm për krimet e kryera gjatë luftës dhe me aktivizimin e Prokurorisë Speciale në mënyrë që të arrijmë t’i shërojmë plagët e luftës, duke zbardhur fatin e të pagjeturve dhe duke sjellë drejtësi”, ka deklaruar Kurti. Ndërkohë, kandidatja për presidente zonja Osmani është shprehur se masakrat e kryera janë “zëri i lartë i ndërgjegjes që thërret për drejtësi”. “Maskara në Kurshë dhe ato që do t’i kujtojmë në muajt në vijmë janë dëshmia më e madhe e gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë. Plaga jonë është ende e hapur pasi që kryesit e krimeve janë ende në liri dhe kemi shumë të zhdukur. Këta të rënë janë kujtesa jonë historike dhe ndërgjegjja për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Le të jetë ofshama e nënave, që edhe sot kumbon po aq shumë e është po aq e dhimbshme sikur edhe 22 vjet më parë, udhërrëfyes për të gjithë që kurrë mos të harrojmë e kurrë mos të ndalemi së kërkuari drejtësi”, tha ajo.

Reagon Konjufca

Edhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka mbajtur homazhe në Krushë, ku edhe ka rikujtuar premtimin e kryeministrit Kurti për padi ndaj shtetit serb në lidhje me krimet e luftës. Konjufca u shpreh se Kosova ka tre plagë. Plaga e parë sipas tij është masakra që kanë përjetuar populli, plaga e dytë të zhdukurit dhe e treta është mungesa e drejtësisë për familjarët që humbën të dashurit e tyre. “Qeveria që ka ardhur në krye me kryeministrin Albin Kurti ka premtuar se do t’ia bëjë së pari një padi për gjenocid shtetit të Serbisë. Kjo do të ndodhë e para e pastaj edhe për çdo fazë që të jemi të përgatitur që ne t’i kërkojmë të drejtat tona duke filluar ne dialogun me Serbinë e në të gjitha fazat e tjera në shtet ndërtimin e Kosovës”, tha ai. Mbrëmjen e djeshme një deklaratë e fortë ka ardhur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili premtoi se do të punojë për delegjitimimin e pavarësisë së Kosovës. Një deklaratë e tillë vjen ndërsa Parlamenti Europian ka kritikuar shtetin serb në progres-raportin e miratuar të enjten mbrëma. Presidenti serb e ka konsideruar raportin si “gënjeshtra të zhveshura”, duke shtuar se deputetët e bllokut evropian kanë “humbur në kohë dhe hapësirë”. Në raport, anëtarët e PE ka paralajmëruar se normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, dhe respektimi i vërtetë i të drejtave themelore në këtë vend, është element thelbësor për përcaktimin e ritmit të negociatave të pranimit në BE. Lidhur me pjesën e raportit në të cilën PE ka shprehur shqetësim për “fushatën për të delegjitimuar pavarësinë e Kosovës”, Vuçiç tha se ai është krenar për këtë dhe se do të vazhdojë të punojë për delegjitimimin e pavarësisë së Kosovës “për inat të Parlamentit Evropian”.

Më të lexuarat