
PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

Pas ‘dasmës’ në BBV, Nard Ndoka bën thirrjen epike për shqiptarët: Luizi u ‘martu’, në 11 shkurt të “martojmë” Ramën

“Çështjet e Brilant dhe Ervis Martinaj të lidhura”/ Gazetari zbardh prapaskenat e forta: Grupet kriminale e kanë metodë përdorimin e...

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, Borrell reagon: Presim përkushtim serioz dhe angazhim...

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Janar 2023

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i ka informuar sot ministrat e Jashtëm të BE-së për ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe diskutimeve që i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka pasur ditëve të fundit në Prishtinë dhe në Beograd.
“I njoftova ministrat për misionin e të dërguarit të posaçëm, Miroslav Lajçak, i cili ishte atje në emrin tim, së bashku me të dërguarin amerikan, Gabriel Esccobar, dhe me këshilltarët e politikës së jashtme të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë".
"Ata shkuan së bashku për të vazhduar diskutimet për propozimin për normalizimin e raporteve. Avancimi në këtë propozim do të sjellë dobi të konsiderueshme për të dyja palët. Kjo është e vetmja mënyrë për të ndërprerë ciklin vicioz të krizave në terren dhe reduktimin e rrezikut për eskalim të mëtejmë. Presim përkushtim serioz dhe gatishmëri për angazhim konstruktiv për të siguruar avancimin në këtë propozim”, tha Borrell.
Burimet e Bashkimit Evropian kanë thënë se nga rezultatet e takimeve varet edhe përgjigjja në pyetjen se kur do të mund të zhvillohet takimi i radhës në nivel të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut. Të njëjtat burime kanë thënë se presin nga palët që ta marrin seriozisht “propozimin evropian“ dhe të jenë konstruktivë në vazhdim të dialogut.
Lajçak gjatë vizitës së fundit në Kosovë dhe Serbi ishte i shoqëruar edhe nga i dërguari amerikan, Gabriel Escobar, si dhe nga tre këshilltarë të lartë nga Gjermania, Franca dhe Italia.
Kjo vizitë e përbashkët, sipas diplomatëve në BE, ka pasur për qëllim të dërgojë mesazhin për një mbështetje të madhe për propozimin që u është dhënë palëve dhe për të cilin presin përgjigjen e tyre dhe të angazhohen për miratimin e tij.
Pas takimit me Kurtin, Lajçak tha se delegacioni i emisarëve ndërkombëtarë ka pritur më shumë mirëkuptim rreth mundësive që ofron propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Kurse, pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Lajçak tha se ai “tregoi qasje të përgjegjshme dhe vullnet për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektivës evropiane të Serbisë”. REL
Më të lexuarat


Serbët janë rusë të vegjël, Rusia do të ketë ndikim në Kosovë përmes Asociacionit, Vuçiç po synon të krijojë “Srpski Svet” në Prishtinë, ja çfarë u tha në takimin me amerikanët dhe si SHBA i prishi planet Beogradit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë jep mesazhin e fortë: Kosova është zotuar për formimin e ZSO, s’bëhet fjalë për Asociacion një etnik

A do të dërgojë Greqia tanke Leopard në Kiev? Kryeministri Mitsotakis zbulon vendimin e prerë

SHBA bllokon anëtarësimin e Kosovës në KiE, media në serbi zbardh detajet e forta (Arsyeja)

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, Parlamenti Evropian bën lëvizjen e papritur, ja vendimi që pritet të marrë

Temperaturat shkojnë - 8 gradë celsius, Kodra e Diellit mbulohet nga dëbora, trashësia ka arritur 74 cm, ja si paraqitet situata

Flet babai i pilotit të avionit që u rrëzua në Greqi: Ja çfarë më tha ditën e fundit

Detaje të reja nga plani franko-gjerman: Serbia hyn në vitin 2030 në BE, përfiton ndihma masive nga Perëndimi, ja frontet e zjarrit që pritet të “djegin” Beogradin nëse Vuçiç refuzon marrëveshjen

Fondacioni gjerman publikon statutin, asociacioni në Kosovë do të financohet edhe nga Serbia, zbardhen detaje nga draft-rezoluta

'Perëndimi e aneksoi prej Serbisë'/ Kryeministri kroat reagon 'flakë për flakë' pas deklaratës së presidentit Millanoviç për Kosovën
