BREAKING NEWS

Amerikanët të prerë për zgjedhjet, ultimatum Ramës, Bashës dhe KQZ të lënë jashtë listave personat “non grata” në SHBA dhe të inkriminuarit

Amerikanët të prerë për zgjedhjet, ultimatum Ramës,
x

Rajoni

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë cilësohet i dështuar, nuk pati as gjatë vitit 2020 njohje të pavarësisë

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë cilësohet i dështuar, nuk

Përpjekjet e kryera në dobi të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë vitit të kaluar, janë vlerësuar si të dështuara, duke quajtur kështu edhe të gjithë procesin si jo të suksesshëm. “Kosova Press” ka raportuar se pavarësisht faktit që 2020 ishte proklamuar se mund të jetë vit i marrëveshjes finale, një gjë e tillë nuk u arrit, edhe pse u nënshkrua një marrëveshje ndërmjet dy vendeve në Uashington. Disa prej partive politike thonë se Kosova e humbi rastin historik për ta arritur njohjen reciproke gjatë vitit të kaluar, ndërsa LDK si parti në pushtet vlerëson se dialogu ka marrë shtytje të madhe në vitin 2020. Nga shoqëria civile edhe të ardhmen e dialogut e shohin si të paqartë, pas zgjedhjeve të reja që pritet të mbahen në fillim të vitit 2021. Në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se dialogu që zhvilloi Qeveria Hoti nuk i është shprehur se dialogu sa i përket njohjes së Kosovës nga Serbia ka dështuar. Ajo shprehet pesimiste edhe për implementimin e marrëveshjes së Uashingtonit. “Dialogu ka dështuar kohë më parë, shumica e marrëveshjeve që janë bërë në fazën e parë kanë dështuar. Nuk janë implementuar shumica nga ana e Serbisë, disa prej anës së Kosovës janë implementuar. Pra nuk ka ndryshuar asgjë në teren, ne konsiderojmë se dialogu sa i përket njohjes së Kosovës nga Serbia ka dështuar, ky dialog nuk e çon Kosovën drejt njohjes dhe anëtarësimit në BE. Ky dialog e ka fundosur Kosovën edhe më tutje prandaj duhet të ndalet sa më shpejtë të jetë e mundur sepse na duhet një klasë tjetër politike, një qeveri me legjitimet i cili e çon tutje vendin. Me këtë marrëveshje e cila është nënshkruar në Uashington nuk presim ndonjë gjë, presim një rifillim të ri me presidentin amerikan”, ka deklaruar Pacolli.

Reagimi i PDK

Më kritikë, në lidhje me dialogun shprehen në PDK, ku anëtarja e kryesisë, Blerta Deliu thotë se vendi e ka humbur rastin historik për marrëveshje finale gjatë vitit 2020. “Si PDK konsiderojmë se e kemi humbur rastin historik për marrëveshje finale në vitin 2020. Është marrëveshja që është proklamuar shumë dhe për të cilën është diskutuar në të gjitha nivelet. Prandaj po e themi edhe tash që konsiderojmë që jemi të vonuar në këtë drejtim, duhet që 2021 të jetë vit kur ne japim fund kësaj maratone të gjatë të diskutimeve të dialogut e cila i ka marrë shumë kohë edhe energji Kosovës dhe duhet njëherë e përgjithmonë për të siguruar marrëveshjen finale të detyrueshme për të dyja palët dhe njohjen e ndërsjellë që është edhe kushti ynë kryesor, pastaj edhe ulëse në OKB”, thotë ajo. Sakaq, deputetja që udhëheq me Komisionin për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj, nga AAK thotë se me marrëveshjen e Uashingtonit përfitoi Kosova. “Së paku ajo çka është arritur në Uashington janë ato marrëveshje ekonomike, të cilat nëse implementohen Kosova përfiton. Por nuk kemi ndonjë marrëveshje që është arritur në Bashkimin Evropian”, thotë ajo. Ndërsa nga shoqëria civile, të vetmen gjë pozitive në vitin 2020 sa i përket dialogut, shohin rikthimin e palëve në tavolinën e diskutimit. Dialogu Kosovë-Serbi, pas një pauze rreth 2-vjeçare, rinisi në korrik të këtij viti, pas largimit të masave të reciprocitetit dhe taksës 100 përqind ndaj mallrave serbe. Gjatë vitit të kaluar pati dy takime fizike mes kryeministrit Hoti e presidentit serb Vuçiç në Bruksel, një në Uashington dhe një takim virtual në samitin e Parisit. Ndërsa 6 takime u zhvilluan në nivel të ekspertëve. Përveç marrëveshjes së Uashingtonit, për të cilën u tha se është më shumë ekonomike por që nuk munguan as çështjet politike, nuk u arrit njohja reciproke. Ndërkohë, ka rreth katër muaj që Hoti e Vuçiç nuk janë takuar pas dallimeve për themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.