BREAKING NEWS

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I qëndroi deklaratës për një rikthim të tij të mundshëm në krye të PD-së, Sali Berisha bën lëvizjen urgjente

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I
x
BREAKING NEWS

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet e rënda që po ndodhin në zgjedhjet për kryetarin e ri: Po fusin...

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet
x
BREAKING NEWS

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron çfarë do të ndodhë sot në zgjedhjet e PD-së, ka një mesazh të ‘koduar’ edhe për Berishën: Rama e...

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë
x
BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS, lë edhe mandatin e deputetit: Deklaroj fundin e...

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS,
x
BREAKING NEWS

SURPRIZA e Kongresit të PS-së, vajza e të ndjerit Bashkim Fino me lot në sy mban fjalimin drithërues dhe zbulon vendimin që ka marrë: Do plotësoj porosinë e babait!

SURPRIZA e Kongresit të PS-së, vajza e të ndjerit Bashkim Fino me
x

Rajoni

Dialogu Prishtinë-Beograd, pas SHBA futet në lojë edhe Gjermania, mesazh Serbisë se s’ka BE pa njohur pavarësinë e Kosovës

Dialogu Prishtinë-Beograd, pas SHBA futet në lojë edhe Gjermania,

Qeveria Federale gjermane ka bërë me dije se mbështet fuqishëm negociatat dhe dialogun që pritet të rifillojë këtë muaj në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. Zyra për Informim e Qeverisë së shtetit gjerman ka deklaruar se tyre rezultati përfundimtar i negociatave të udhëhequra nga i dërguari Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe të mbikëqyrura nga shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Europian, Josep Borrel duhet të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese për të dyja palët. Gjermani ka theksuar faktin se për Serbinë nuk ka integrim evropian pa arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me shtetin e Kosovës. “Qeveria Federale mbështet fuqimisht negociatat që po zhvillohen nën mbikëqyrjen e Borrell dhe Përfaqësuesit Special të Bashkimit Europian Miroslav Lajçak. Qëllimi është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Siç përcaktohet në kornizën negociuese të BE, një marrëveshje e tillë është gjithashtu një nga parakushtet për pranimin e Serbisë në BE”, kanë deklaruar nga kjo zyrë. Për sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, temë e cila është e shumë lakuar nga politikanët kosovarë dhe jo vetëm, shteti gjerman është shprehur se pozicioni i tij është i qartë dhe se vizat duhet të liberalizohen, referuar kjo faktit që Kosova ka përmbushur çdo kusht dhe kërkesë që i është vënë mbi një hap të tillë.

Qëndrimi gjerman

“KlanKosova” raporton se Gjermania e cila kishte presidencën gjatë muajve korrik-dhjetor të vitit 2020, vazhdon ta mbështesë procesin e liberalizimit në bazë të kritereve të plotësuara. Ky shtet e kishte vendosur këtë temë në agjendën e organeve përgjegjëse të Bashkimit Evropian, por se nuk ishte arritur pajtueshmëria e shumicës së shteteve anëtare për t’ia hequr vizat Kosovës. “Qeveria Federale vazhdon të mbështesë liberalizimin e vizave për Kosovën në bazë të përmbushjes së kritereve të vendosura. Vendimi për këtë duhet të merret nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Gjermania e vuri temën në agjendën e organeve përgjegjëse të unionit gjatë Presidencës së saj të Këshillit të Bashkimit Europian. Deri më tani, shumica e kërkuar midis vendeve anëtare të BE-së nuk është arritur”, kanë shpjeguar nga Zyra për Informim e Qeverisë së Gjermanisë. Më parë edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është shprehur se Komisioni Europian do të angazhohet në drejtim të marrjes së një vendimi pozitiv nga Bashkimi Europian për liberalizim të vizave në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mund të udhëtojnë lirshëm brenda BE-së. Ajo është shprehur se perspektiva kredibile e Bashkimit Europian për shtetet e Ballkanit Perëndimor mbetet prioritet i Komisionit Evropian, duke potencuar edhe pritshmëritë për një bashkëpunim në thellimin e marrëdhënieve me unionin.