BREAKING NEWS

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme të vendit/ Kallëzohen 7 funksionarë publikë në Prokurori. Kush janë zyrtarët e lartë dhe akuzat që rëndojnë mbi to

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme
x

Rajoni

Dialogu, valë kritikash ndaj Kurtit për qëndrimet në Bruksel, AAK dhe LDK akuza për anashkalim të opozitën

Dialogu, valë kritikash ndaj Kurtit për qëndrimet në

Pas vizitës në Bruksel, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është përballur me kritika dhe sulme të shumta, lidhur me një deklaratë të dhënë në konferencën e përbashkët me përfaqësuesin e lartë të BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Gjatë fjalës së tij përpara mediave, Kurti deklaroi se i duhet më shumë që të përgatitet për dialogun me Serbinë dhe të mbledhë sa më shumë informacione dhe dokumente në lidhje me dialogun që të jetë e mundur, në përpjekje për të qenë sa më i saktë në gjithçka që ka të bëjë me procesin, për sa kohë që sipas tij nuk mund të lejohet asnjë gabim. Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime të shumta nga ish kryeministri Avdullah Hoti dhe të tjerë zyrtarë të lartë të LDK. Hoti ka thënë se Qeveria e tij ka qenë plotësisht e përgatitur për dialogun dhe se të gjitha dokumentet i janë dorëzuar kryeministrit aktual. “Në fillim të mandatit është përgatitur dokumenti ‘Pozicioni i Republikës së Kosovës për dialog me Serbinë’, ku janë elaboruar në detaje argumentet… Kryeminsitri aktual ka pranuar të gjitha informatat për të gjitha zhvillimet në procesin e dialogut. Unë mbetem i hapur dhe i gatshëm për çdo informatë për këtë proces gjatë kohës sa kam shërbyer si kryeministër i vendit”, ka shkruar zoti Hoti. Edhe kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku ka thënë se të gjitha dokumentet e dialogut i janë dorëzuar kryeministrit Kurti, në ditën kur ka pranuar detyrën zyrtare/ “Kryeministër, të bësh politikë është një gjë. Të bësh viktimën kur s’je i tillë është e panevojshme – është dobësi. Dokumentet e dialogut të janë dhënë ditën e pranimit të detyrës. Është ajo dosja e kaltër që pason me dorë-shtrëngim nga paraardhësi yt. Aty i ke 29 faqe raport. I ke edhe dokumentet e dakorduara në secilin takim”, ka thënë ai. Deklarata në Bruksel e zotit Kurti ka nxitur edhe kritika nga ana e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se kreu i Qeverisë, Albin Kurti e ka raportin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel në kuadër të dialogut me Serbinë. Ai e quajti të padinjitetshme deklaratën e Kurtit i cili ka thënë se po merr vesh më shumë në Bruksel për dialogun sesa që ka gjetur dokumente në Prishtinë.

Kritika ndaj Kurtit për mungesën e koordinimit me opozitën

AAK dhe LDK kanë kritikuar kryeministrin Albin Kurti mbi faktin se pavarësisht se iku në Bruksel me një axhendë të mirëpërcaktuar me takime mbi dialogun, nuk pati asnjë takim me përfaqësues të opozitës në vend, në mënyrë që të kryheshin disa konsultime paraprake. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK, Arben Gashi tha se zoti Kurti e ka obligim kushtetues që ta përfaqësoj Kosovën jashtë vendit, por se ai ka shkuar në Bruksel pa e pyetur Kuvendin e Kosovës, dhe do të kthehet nga atje për të raportuar në aty. “Kurti e ka detyrë kushtetuese që të përfaqësoj vendin jashtë, si dhe e ka detyrë kushtetuese që të merret me bisedimet me Serbinë. Jo Kurti si individ, por si kryeministër. Sa i përket deklaratave nga Brukseli janë të parakohshme që t’i komentojmë, në këtë situatë e rëndësishme është që ka sistem, i cili e obligon që ai nga kthimi i tij të raportoj në Kuvend. Kjo ka qenë kërkesë e VV-së me një rezolutë. Ai ka shkuar në Bruksel pa e pyet Kuvendin, e tash kur të kthehet duhet të raportoj në Kuvend dhe në vendin të tij”, ka thënë ai. Gjithsesi ai ka sqaruar se janë të gatshëm të bisedojnë për çdo temë që lind nevoja, duke përfshirë edhe dialogun. “Ne do të veprojmë konform detyrave tona kushtetuese në Kuvendin e Kosovës. Ne jemi të gatshëm të debatojmë e diskutojmë për dialogun dhe secilën temë tjetër në Kuvendin e Republikës së Kosovës, edhe pse Kryeministri i sotëm e opozitari i djeshëm nuk ishte aspak bashkëpunues kur pikërisht kjo i kërkohej”, ka thënë ai. Edhe Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka folur për deklaratën e Kurtit, duke sqaruar se kjo parti ende nuk ka marrë një ftesë për takim nga qeveria. “Mendoj se në rast se do ta kishte seriozisht koordinimin me opozitën do të duhej ta bënte para se të udhëtonte për në Bruksel. Një seancë parlamentare e tillë do të duhej të ndodhte paraprakisht. Nuk po shohim një transparencë, një seriozitet dhe sinqeritet nga Kurti në këtë proces”, tha Tahiri.

Më të lexuarat