Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Socialistët e Tiranës ndezin motorët/ Veliaj merr vendime të rëndësishme, lëviz 20 drejtues, u kërkon të fokusohen në fushatë (Zbardhen EMRAT dhe pozicionet e tyre)

Socialistët e Tiranës ndezin motorët/ Veliaj merr vendime të
x

Rajoni

“Dinamikë e re në procesin e dialogut”, Hashim Thaçi foli pas takimit me të dërguarin amerikan. Përmendi dhe liberalizimin e vizave

“Dinamikë e re në procesin e dialogut”, Hashim

Presidenti i Kovovës, Hashim Thaçi u takua me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Pas takimit, Thaçi tha se dialogu ka marrë dinamikë të re falë angazhimit të SHBA-së dhe emërimit të ambasadorit Grenell, si i dërguar i posaçëm i presidentit Trump për këtë proces.

“Ishte një takim jashtëzakonisht efektiv, ne do të lëvizim në marrëveshje të reja pas arritjes së marrëveshjes së linjës Prishtinë-Beograd. Do të kemi angazhime tjera për linjën hekurudhore. Do të punojmë si institucione që të arrijmë marrëveshjen finale si dy vende të pavarura. Kosova do të ndërmarrë veprime që lehtësojnë dialogun”, -tha presidenti Thaçi.

Më tej Thaçi ka deklaruar se Kosova beson në rolin e SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi.

“Kosova beson plotësisht në rolin udhëheqës në rolin e SHBA-së dhe presidentit Trump, Pompeot dhe rolin determinues të ambasadorit Grenell në dialogun Kosovë-Serbi. Kosova do të merr veprimet e veta të përgjithshme në ditët në vazhdim. Veprimet që do ta formojnë Kosovën drejt NATO-s dhe BE-së”, -theksoi presidenti i Kosovës.

Lidhur me liberalizimin e vizave, Thaçi tha se Kosova është e zhgënjyer dhe e tradhtuar nga Bashkimi Europian.