BREAKING NEWS

Arrestohet ish zyrtarja që ishte në kërkim, kjo është vepra e rëndë që akuzohet 30-vjeçarja (Detajet e policisë)

Arrestohet ish zyrtarja që ishte në kërkim, kjo është
x

Rajoni

Diplomati i Shtëpisë së Bardhë i jep ultimatumin e prerë Albin Kurtit: Të hiqet taksa ndaj Serbisë!

Diplomati i Shtëpisë së Bardhë i jep ultimatumin e

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, ka deklaruar se është kundër masave të reciprocitetit, që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  ka paralajmëruar kundër Serbisë.

Zëdhënësi i tij, Dick Custin, tha për Radion Evropa e Lirë se Grenell e inkurajon Kosovën që ta heqë taksën 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, pa reciprocitet.

“Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë taksën, por ta heqë plotësisht atë”, tha Custin.

“Ambasadori nuk e mbështet idenë e reciprocitetit”, shtoi ai.

Kosova ka vënë taksë 100% prodhimevetë iportuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina në nëntor të vitit 2018. Kurti, i cili ka marrë detyrën e kryeministrit javën e kaluar, ka thënë se kjo masë do të zëvendësohet me reciprocitet ndaj Serbisë.