BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Rajoni

'Do të marrim armë dhe pajisje nga Rusia', ministri serb tregon vendimin: Serbia nuk do të bashkohet me NATO-n 

'Do të marrim armë dhe pajisje nga Rusia', ministri serb

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin ka deklaruar se ushtria dhe policia e Serbisë do të marri pajisje dhe armë më të fundit nga Rusia.

Vulin nuk dha shumë detaje për mediat serbe, por u shpreh se ushtria dhe policia e Serbisë, bazuar në marrëveshjet dhe kontratat e lidhura më parë me Rusinë, do të bëhen “shumë më të forta”.

“Ne nuk mund të flasim për këtë derisa të ndodhë. Por, është absolutisht e sigurt se ushtria dhe policia do të blejnë teknologjitë më moderne, përfshirë ato të prodhuara nga Federata Ruse”, tha Vulin.

Ai përsëriti se Serbia nuk do të bashkohet me NATO-n dhe nuk do t’i mbështesë sanksionet kundër Rusisë.

“Për sa kohë që Aleksandër Vuçiç është president i Serbisë dhe përderisa unë jam në strukturat e sigurisë, Serbia nuk do të bëhet anëtare e NATO-s dhe ne do të kujdesemi rreptësisht për ruajtjen e neutralitetit tonë ushtarak”, tha Vulin.

“Historia ka treguar se çdo rusofobi është edhe serbofobi. Nuk ka ndodhur që dikush ta sulmojë Rusinë pa e sulmuar Serbinë, ky është rregulli”,- përfundoi Vulin.