Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Do t’iu shkund nga... do ta shihni”, zbardhet mesazhi kërcënues i prokurores ndaj gjykatësve që liruan Katica Janevën

Postuar: 20/11/2019 - 18:38

“Në rast se ti me Këshillin e keni lëshuar Katicën, ta dish se do tju shkund nga brekët gjithë Këshillin me hetim financiar. Për shkak të gjykatësve si Ju, asnjëherë nuk do të hyjmë në BE. Në rast se nuk është Këshilli yt, kërkojë falje. Por në rast se jeni Ju, do ta shihni”, thuhet në SMS prokurores Vilma Ruskovska, drejtuar ndaj gjykatësve të Apelit që kishin vendosur lirimin nga paraburgimi të ish-kryeprokurores speciale, Katica Janeva

Kjo prokurore e rastit “Reket” në të cilin po hetohet edhe Janeva ka shpërthyer ndaj gjykatësve që Janevën e çuan në arrest shtëpiak. Ajo ka thënë se ka kërkuar hetim financiar për gjithë personat e përfshirë

Gjykata e Apelit-Shkup tha se kjo porosi SMS shpreh qëndrimin se kjo paraqet kërcënim direkt dhe përzierje të ashpër në punën e gjykatës, ku Prokuroria Publike është vetëm palë në procedure. Sipas tyre, deklarata e Ruskoskës është paushallë, të pa bazë dhe përzierje të ashpër në punën e gjyqësorit.

Seanca gjyqësore për rastin “Reket” fillon më 3 dhjetor, ndërsa të dyshuar janë kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec. Ata dyshohen se, kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës, duke marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2019 - 12:03

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës njoftohet se është arrestuar një person i dyshuari pasi që kishte sulmuar fizikisht Kryetarin e Gjykatës Themelore dega në Vushtrri.

Postuar: 10/12/2019 - 22:10

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë një urim special për shkrimtarin austriak, Peter

Postuar: 10/12/2019 - 21:18

Në Gjykatën e Shkupit është zhvilluar sot seanca gjyqesore e rastit “Erasmus”, ku nje

Postuar: 10/12/2019 - 20:13

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të martën se e ardhmja nuk mund të ndërtohet duke mohua

Postuar: 10/12/2019 - 18:27

Pas tre orësh në zyrat e Gjykatës Speciale në Hagë, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri

Postuar: 10/12/2019 - 16:23

Në ditën kur mbahet ceremonia e dorëzimit të Nobelit të Letërsisë, shoqatat e myslimanëve të Bo

Postuar: 10/12/2019 - 15:24

Maqedonia e Veriut sheh si zgjidhje për fillimin e bisedimeve të pranimit, ndarjen e procesit n