BREAKING NEWS

Autoritetet italiane tregojnë çfarë pritet: Lufta nuk është fituar ende, nuk ka kthim në normalitet. Komisioneri i emergjencës shëndetësore tregon se vendi do të dalë nga kjo dramë vetëm nëse...

Autoritetet italiane tregojnë çfarë pritet: Lufta nuk
x

Rajoni

“Do t’ju tregoj gënjeshtrat e Troikës”, tërmeti “Euroleaks” bën të dridhet Europa, kush është ish ministri i përfshirë në skandal. Ja kur do publikohen regjistrimet

Yanis Varoufakis, ekonomist, ish-ministri grek i Financave prej korrikut 2015, themelues i lëvizjes progresiste ndërkombëtare “DiEM25”, ka një as nën mëngë që mund të turpërojë thellësisht Bashkimin Europian.

“Do t’ju tregoj gënjeshtrat e Troikës”, tërmeti

Varoufakis ka premtuar se do të publikojë regjistrime sekrete të takimeve të shumta të Eurogrupit, që i përkasin vitit 2015, kur u diskutua miratimi i planit të propozuar nga kreditorët ndërkombëtarë nga Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, më pas temë e referendum konsultativ të 5 korrikut 2015.

Ish-ministri grek, i cili kundërshtoi masat shtrënguese të vendosura nga Troika ndaj vendit të tij, siç raportohet nga “La Verità”, i kishte dorëzuar presidentit të Dhomës Kostas Tassoulas një USB, që përmbante regjistrimet e atyre negociatave, duke e ftuar këtë të fundit të zbulojë përmbajtjen para parlamentarëve dhe opinionit publik.

Pas refuzimit të qartë të Tassoulas, Yanis Varoufakis, tani parlamentar i MeRA25, ka njoftuar se ai do t'i publikojë regjistrimet rreth 10 marsit, koha e nevojshme për transkriptime.

Por, pse tani?

Varoufakis shpjegon në faqen e “DiEM25” përse ka ardhur momenti për të shpërndarë “Euroleaks”: “Gjatë gjysmës së parë të vitit 2015, si ministër i Financave në Greqi kam marrë pjesë në 13 takime të rëndësishme të Eurogrupit, para se Qeveria Syriza të kapitullonte, gjë që solli dhe dorëheqjen time të menjëhershme dhe një program të përhershëm të shtrëngimit (deri më... 2060). Që në fillim ishte e qartë që liderët e Troikës që drejtonin ato takime ishin të vendosur të parandalonin çdo debat serioz në "axhendën" e Greqisë. Shumë e shumë herë ata kanë kërkuar që qeveria jonë t’i dorëzohej një programi shtrëngimi neokolonial ".

“Për të qenë në gjendje të informoja me saktësi kryeministrin tim dhe Parlamentin për atë që po ndodhte në ato takime”, vazhdon Varoufakis, "dhe të mbrohem nga shtrembërimet dhe gënjeshtrat e vërteta në lidhje me fjalimet e mia, fillova të regjistroja biseda me smartphone-n tim”.

Por, pse të botohen tani, 5 vjet më vonë? Pasi publikova “Adults in the room”, një libër i bazuar në ato ditë negociatash me Troikën, nuk kisha qëllim t’i bëja publike regjistrimet në publik”.

Sipas ekonomistit, shkruhet në “Insideover”, ligji i ri i huas së qeverisë greke do të shkaktojë një valë të re mjerimi që do të shkatërrojë popullin grek tashmë të mposhtur. Përveç kësaj, ish-kolegët e tij të Qeverisë Syriza, të mposhtur rëndë në zgjedhjet e korrikut 2019, dyshohet se po shkarkojnë të gjitha përgjegjësinë mbi ish-ministrin e Financave, i cili, sipas tyre, ishte i paaftë në atë kohë t’i paraqiste Troikës propozimeve të arsyeshme.

Siç pranon vetë Yanis Varoufakis, botimi i #Euroleaks do të japë arsye për euroskeptikët, të cilët, në këto regjistrime, "do të gjejnë provat dhe arsyetimet për qëndrimet e tyre". Për mos të përmendur faktin se europianët do të mësojnë se "Euroskepticizmi është ndihmuar dhe favorizuar nga procesi i papranueshëm i vendimmarrjes në zemër të BE-së". Dhe studentët e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe studimeve europiane, financave dhe ekonomisë "do të marrin informacion të vlefshëm se si u morën vendime kyçe për ekonominë botërore”.