BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x
BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x

Rajoni

“Do t’ju vrasë…do t’ju djegë”/ 'Çmendet' efektivi i Policisë, del jashtë kontrollit në spital, rreh infermierët dhe kyç dyert. Zbardhen detajet e rënda

“Do t’ju vrasë…do t’ju djegë”/

Një burrë ka sulmuar dhe rrahur infermieret në spitalin e Lamisë mbrëmjen e së enjtes. Shkak për këtë është bërë një pacient 44-vjeçar i Klinikës së Patologjisë, i cili është punonjës policie me shërbim në Drejtorinë e Policisë së Atikës.

44-vjeçari ka rrahur brutalisht një infermiere dhe e ka shkelmuar një tjetër në bark dhe këmbë, ndërsa kërcënon personelin e katit të 5-të të spitalit të Lamisë. Pak më herët ai kishte tentuar të mbyllte dyert e Klinikës, duke shkaktuar tmerr te infermierët dhe pacientët e tjerë .

Madje në këtë ngjarje ka ndërhyrë edhe ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris ka kontaktuar me dy infermierët në Lamia. Ministri u tha atyre se do t’i mbështesë plotësisht në betejën e tyre ligjore dhe se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme.

Sipas lamiareport.gr , gjithçka nisi kur infermierët kujdestarë u njoftuan nga një pacient tjetër  se 44-vjeçari ndodhej në ballkon duke bërtitur dhe sharë. Ata vrapuan menjëherë për të parë se çfarë po ndodhte.

Sapo 44-vjeçari i ka parë i ka sharë në mënyrë vulgare dhe i ka kërcënuar se do të djegë spitalin . E hutuar, infermierja e parë e këshilloi të qetësohej dhe i kërkoi të dinte se çfarë po ndodhte. Përpara se gjërat të dilnin jashtë kontrollit, 44-vjeçari kërkoi që babait të tij të mjekohej, ndërsa vazhdonte të bërtiste dhe të shante.

Me rekomandimin e infermieres që të mos bërtiste, ai u kthye dhe i hodhi në fytyrë dosjen me dokumentet dhe e kërcënoi se do t’i vriste të gjithë.

Lëvizja e tij e radhës ishte mbyllja e dyerve të Klinikës duke shkaktuar tmerr se çfarë mund t’u bënte pacientëve dhe të shtruarve të tjerë. Infermierja hapi menjëherë derën por ai e goditi me grusht në fytyrë, duke i rrëzuar maskën dhe duke thyer syzet që mbante. Më pas ai e hodhi poshtë dhe filloi ta godiste kudo që të mundte.

Edhe kolegu i saj që tentoi ta shpëtonte , u godit me dy shkelma në bark dhe në këmbë. Në momentin që sigurimi dhe policia mbërritën, 44-vjeçari kishte dalë në ballkon duke mbyllur dyert e ballkonit. Me shumë përpjekje, kolegët e tij të policisë, arritën ta nxjerrin jashtë dhe ta çojnë në Drejtori.

Arrestohet për lëndim trupor

Burri është arrestuar me akuzën e lëndimit trupor, keqtrajtimit verbal dhe prishjes së qetësisë. Infermieret fatkeqe shkuan në Urgjencë për t’u ekzaminuar, njëra madje është dashur të transportohet me ambulancë për shkak të sulmit të dhunshëm që ka marrë.

Sipas vlerësimeve të para të kolegëve, ata janë relativisht mirë fizikisht, megjithëse tronditja që kanë pësuar ka qenë po aq e madhe. 44-vjeçari me kërkesë të të afërmve do t’i nënshtrohet një ekzaminimi psikiatrik.