Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dodik: Serbët vendosin nëse Bosnja do ta njohë Kosovën

Dodik: Serbët vendosin nëse Bosnja do ta njohë Kosovën

Postuar: 14/11/2017 - 15:42

Presidenti i Republikës Serbe në Bosnje - Hercegovinë, Milorad Dodik, ka bërë të ditur se kjo e fundit nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. 
 
Reagimi erdhi pas deklaratës së anëtarit të kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, i cili tha se mund ta njohin Kosovën së shpejti.
 
Dodik pretendon se njohja ndaj Kosovës, vendoset nga Republika Srpska e jo nga deklaratat e një “të dështuari, sikur Bakir Izetbegoviç”.
“Kosova nuk do të njihet nga Bosnja e aq më pak nëse thotë Izetbegoviç, pasi kjo varet nga Republika Serbe”, deklaroi Dodik.
“Mund të them se njohja e Kosovës varet më shumë nga unë se nga Izetbegoviç. Ai është një politikan i dështuar, i cili mban të njëjtat tema si babi i tij që i parapriu një lufte në rajon pa asnjë bazë reale”, tha Dodik.
Ai theksoi se serbët e Bosnjës janë kundër këtij vendimi.
“Unë mendoj se kjo nuk mund të arrihet. Nëse Bosnja e njeh Kosovën varet nga serbët, të cilët janë kundër njohjes”, theksoi Milorad Dodik.
“Për njohjen e Kosovës duhet konsensus në nivel të B e H. Unë jam ai që ka kërkuar që të zgjidhen problemet teknike, komunikimi i njerëzve, Bosnja e Hercegovina e pëson për shkak se ka probleme të komunikimit të mallrave dhe njerëzve me Kosovën. Unë jam një gjenerator i kësaj që e shtyn, që kjo të ndodhë”, kishte thënë më herët Bakir Izetbegoviç.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 19

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/12/2018 - 18:03

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Sami Lushtaku dhe Bekim Jashari ka zhvilluar homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Postuar: 15/12/2018 - 18:00

Vëllai i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, Rifat Jashari, është shprehur se krijim

Postuar: 15/12/2018 - 17:39

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev nuk ka përkrahur formimin ushtrisë së Kosovës, duke thënë

Postuar: 15/12/2018 - 16:56

Greqia njoftoi dje se copa e parë e gazit natyror të lëngshëm nga SHBA do të vijnë vend në fund

Postuar: 15/12/2018 - 15:37

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras mbrëmë nga Selaniku, gjatë organizimit të një ngjarjeje

Postuar: 15/12/2018 - 15:36

Deputeti liberal i Kuvendit të Serbisë, Çedomir Jovanoviç, nuk e kundërshton krijimin e Ushtris

Postuar: 14/12/2018 - 15:27

Nga Tirana, numri dy i NATO-s Rose Gottemoeller,  ripërsëriti keqardhjen  e Aleancës