Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ngjarje e rëndë, panikosen qytetarët/ Të shtëna me armë zjarri në Elbasan! Qëllohet në drejtim të 'Shqiponjave' dhe FNSH!

Ngjarje e rëndë, panikosen qytetarët/ Të shtëna me
x

Rajoni

Donald Trump reagon për paktin Kosovë-Serbi, Grenell paralajmëron vizitë të presidentit amerikan në Ballkan

Donald Trump reagon për paktin Kosovë-Serbi, Grenell paralajmëron

Pas marrëveshjes së arritur më katër shtator në Shtëpinë e Bardhë midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy shteteve, ku pjesë e takimit ka qenë edhe zoti Donald Trump, një deklaratë ka ardhur ditën e djeshme nga presidenti amerikan. Zoti Trump, e ka quajtur të jashtëzakonshëm guximin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti si dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilët shkuan në Washginton dhe nënshkruan marrëveshjen. Departamenti Amerikan i Shtetit në profilin zyrtar në Instagram  theksoi se Trump vlerëson se një hap i tillë kërkonte një kurajë të jashtëzakonshme dhe një lidership të fortë. Postimi rikujton fjalët e presidentit amerikan ditën kur është nënshkruar marrëveshja: “ Kjo është një ditë me të vërtetë historike... Serbia dhe Kosova e kanë angazhuar veten në një bashkëpunim ekonomik”. Më tej thuhet se Trump ka konkluduar se duke vepruar kështu, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt. I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka deklaruar ditën e djeshme se zotimi që presidenti Trump bëri gjatë një lidhjeje LIVE për marrëveshjen e 4 shtatorit nga Shtëpia e Bardhë, do të bëhet realitet së shpejti. Grenell bëri me dije se së shpejti Trump do të jetë në vizitë në Kosovë, Serbi dhe rajon. Sipas Grenell, ende nuk është vendosur ndonjë datë konkrete dhe zyrtare për këtë vizitë. “Presidenti Trump ka thënë se mezi pret të organizohet kjo vizitë. Ende nuk kemi datë apo detaje, por tashmë e kemi tejkaluar pengesën e parë, pra që Shtëpia e Bardhë zyrtarisht pajtohet dhe bie dakord me një gjë të tillë”, ka thënë Grenell në një intervistë për një radio serbe në Çikago.

Vuçiç del kundër marrëveshjes

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zhvilluar ditën e djeshme jë takim me ambasadorin palestinez në Serbi, Mohamed Nabhan. Veç të tjerash Vuçiç ka njoftuar lidhur me bisedimet e zhvilluara në Washington e Bruksel. Ajo që ra në sy është fakti që pavarësisht se sipas një prej pikave të marrëveshjes Serbia duhet të ndalojë fushatat për çnjohjen e shtetit të Kosovës, Vuçiç është treguar shumë falënderues ndaj ambasadorit palestinez për faktin që shteti iu tij nuk e njeh Kosovën. Sipas njoftimit të kabinetit të Vuçiçit, Nabhanit i është thënë se Serbia po e respekton dhe ruan miqësinë me Palestinën dhe popullin palestinez dhe se e mbështet arritjen e paqes afatgjatë dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme. “Serbia është e përkushtuar për avancimin e raporteve, edhe me Izraelin edhe me Palestinën, teksa dëshiron zgjidhje të qëndrueshme mbi bazën e normave ndërkombëtare, të konfirmuara në OKB, të cilat do të sillnin paqe, stabilitet dhe progres për të gjithë”, ka thënë presidenti serbVuçiç, duke falënderuar udhëheqësin palestineze rreth qëndrimit parimor për mosnjohjen e Kosovës. Ambasadori Nabhan, ndërkaq, i ka thënë se Palestina e çmon Serbinë, me të cilën ka raporte të thella miqësore dhe se rrjedhimisht me shqetësim është pranuar lajmi për zhvendosjen e mundshme të ambasadës serbe në Jerusalem.

Netanjahu i drejtohet Kosovës

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i është drejtuar popullit të Kosovës përmes një letre ku shprehet optimist se Kosova dhe Izraeli do të arrijnë shumë duke punuar së bashku. Ai e dërgoi letrën për manifestimin e Vitit të Ri hebraik në Prishtinë.  Netanjahu tha se veprimet politike që ndodhën së fundi mes Kosovës dhe Izraelit janë fillim i një epoke të re. Netanjahu po ashtu ka falënderuar edhe angazhimin e hebrenjve të Kosovës. Kryeministri Hoti ka deklaruar se pas njohjes së Kosovës, Kosova do të thellojë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet. Edhe Kryeparlamentarja Osmani ka reaguar duke thënë se populli shqiptar dhe ai izraelit e kuptojnë mirë dhimbjen e njëri-tjetrit dhe kërkoi që marrëdhëniet Kosovë-Izrael të kalojnë një fazë tjetër.