
Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni thirret si dëshmitar për “Gërdecin”, ja faksimilet që e fundosin, zbardhen provat që tregojnë djalin e “non gratës” si pronar në hije të biznesit të vdekjes, si i vendosi ministrat nën urdhrat e...

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e prangave për familjarët e tij “tërbojnë” Sali Berishën, kreu i “Foltores” akuza, kërcënime dhe sulme ndaj SPAK

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash Sula, Lefter Gështenja dhe “rapsodi” Gjekmarkaj distancohen nga Sali Berisha pas ultimatumit amerikan

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat Bardhit për Sekretar të Përgjithshëm, deklaron se Noka është numri 2, “Foltorja” presion Gjykatës së Lartë për vulën para se të krijojë parti të re

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse kryeministri shqiptar censuroi takimin me ish-ambasadoren amerikane?

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon akuzën e ryshfetit 225 mijë USD për lobimin e kryeministrit shqiptar, ish-agjenti i FBI rrezikon 5 vite burg për dosjen shqiptare

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave në sektorin publik, ja kur do ta përfitojnë shtesat mësuesit, policët, ushtarakët, mjekët dhe infermierët

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me reagimin e fortë: Sali...

Dora e Kremlinit pas tensioneve në Veri, shërbimet sekrete ngrenë alarmin, si Moska po e çon Kosovën dhe Serbinë sërish drejt luftës, në Evropë gati të shpërthejë një tjetër konflikt i përgjakshëm

Shkruar nga Marsela Shytia 31 Maj 2023

Shërbimet sekrete prej muajsh kanë ngritur alarmin për tensionet në Kosovë, e cila së bashku me Moldavinë dhe Gjeorgjinë do të ishte objektivi i operacioneve destabilizuese të inteligjencës ruse për hapjen e fronteve të tjera të luftës në Evropë. Në realitet, në Ballkan, mjafton fare pak që të shpërthejnë tensionet, ashtu siç është treguar nga përleshjet e ashpra të ditëve të fundit në veri të Kosovës dhe plagosja e ushtarëve nga misioni i NATO-s, KFOR janë “shkëndija shpërthyese” të një krize të paralajmëruar. Sakaq, Rusia ka bërë përgjegjës Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës dhe tha se po e shikonte situatën me shqetësim. Megjithatë, nuk është çudi as që Kremlini të jetë duke përfituar nga situata e as që mund të ketë “dorë” në përshkallëzimin e tensionit.
Tensionet në veri
Rrënjët e konfliktit kanë nisur që me ndërhyrjen aleate kundër serbëve dhe Beogradit për grushtin e hekurt dhe krimet kundër shqiptarëve etnikë, që çuan në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet. Në veri, zona e Mitrovicës ka mbetur gjithmonë një enklavë krenare e banuar me shumicë dërrmuese nga serbët, të cilët nuk duan asgjë nga qeveria në Prishtinë. Pas pushtimit të Ukrainës, “shkëndija” e parë ishte vendosja e targave kosovare. Ata pak serb që u dorëzuan iu dogjën veturat. “Lufta e targave dukej se kishte marrë fund, por shqiptarët kishin idenë e çuditshme për të zgjedhur kryetarë komunash në komunat përreth Mitrovicës, pavarësisht bojkotit serb”, shkruan media italiane “Il Giornale”. Përleshjet shpërthyen sepse ushtarët e NATO-s duhej të ruanin rendin për ardhjen e kryetarit të parë shqiptar, në Zveçan. Në qytetin me shumicë serbe, vetëm 1,500 nga 45,000 banorë votuan për të. Përplasja ishte e pashmangshme, dhe pati kokteje molotovi, ndoshta bomba të bëra vetë, shkopinj dhe gurë. Ende jo kallashnikov, ndonëse çdo familje e ka një të tillë në shtëpi.
Dora ruse
Dhuna e orëve të fundit mund të bëhet epitafi i shpresave të negociatave, me aktorë të jashtëm të interesuar të nxisin telashe. Sipas ministrit të Jashtëm rus "një situatë shpërthyese po zhvillohet në zemër të Evropës, ku NATO filloi një agresion kundër Jugosllavisë në vitin 1999". Prej muajsh ambasadori rus në Beograd ka bërë deklarata provokuese për Kosovën. Ai madje ishte filmuar duke vizituar dy baza ushtarake pranë kufirit me Kosovën i shoqëruar nga ministri serb i Mbrojtjes. Rusia ka kërkuar nga Perëndimi që të ndalë “propagandën” e tij dhe të ndalë së fajësuari për incidentet në Kosovë “serbët e dëshpëruar, të cilët po tentojnë të mbrojnë të drejtat e tyre legjitime dhe lirinë, përmes mjeteve paqësore dhe pa armë”, siç tha Ministria e Jashtme e Rusisë. Ndërsa, përfaqësuesi i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, Mihail Uljanov, i ka kërkuar Serbisë që të dërgojë një numër të caktuar policësh dhe ushtarësh në territorin e Kosovës, pasi sipas tij rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ia rezervon Beogradit këtë të drejtë.Kjo thirrje vjen në një kohë kur Serbia ka aktivizuar nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake, duke i “hedhur” benzinë zjarrit.
Interesat e Rusisë
Ideja se Rusia po përdor ndikimin e saj në Serbi për të destabilizuar dhe për të ndërhyrë në Ballkan, nuk është aspak e re, madje ishte përfundimi i një raporti të miratuar më 26 prill nga Komiteti i Parlamentit Evropian (PE) për Ndërhyrjen e Jashtme. Sakaq, siç shkruan “Il Giornale”, nuk përjashtohet mundësia që ushtria private ruse Wagner të ketë filluar të depërtojë në enklavat serbe. Madje një kompani izraelite, ka paralajmëruar tani që shpërthyen tensionet se grupi mercenar është nisur drejt Kosovës.Serbia është i vetmi vend në Europën Juglindore që ka ende një lidhje direkte me Rusinë. Dhe për Kremlinin, tensionet në Kosovë mund të jenë një mundësi për të krijuar probleme shtesë për BE-në, NATO-n dhe SHBA-në. Dhe siç shkruan “Il Giornale” e gjithë situata, është një “miks ankesash të vjetra dhe provokimesh të reja”, që rrezikon të shpërthejë nga momenti në moment.
Më të lexuarat


Gjashtë të arrestuarit për sulmin në Veri të Kosovës dërgohen në paraburgim 48 orë

Vuçiç: Policia shqiptare ka qëlluar ndaj shtëpive të serbëve në veri

Sulmet në Veri, Vuçiç i ashpër ndaj ndërkombëtarëve: Se njohim kurrë Kosovën, na vrisni që të gjithëve po të doni

Vuçiç: Duan të na bëjnë fajtor për vrasjen e policit të Kosovës, ja pse serbët u ngujuan në Manastir

Pas sulmit në veri të Kosovës, reagon për herë të parë Vuçiç

Ndizen qirinj në Kosovë në nder të dëshmorit Afrim Bunjakun! Të pranishëm qindra qytetarë dhe zyrtarë

Tensionet në veri, Borrell bisedë telefonike me Vuçiç dhe Kurtin

Ministri Svelça: Në manastir po identifikohen pelegrinët nëse janë të infiltruar me grupin terrorist

Sulmi ndaj Policisë në Kosovë, dalin pamjet e arrestimit të një agresori serb në Veri

Serbët e armatosur fshihen prej orësh, Policia e Kosovës ndërhyn në manastirin e Banjskës
