Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dorëheqja e Haradinajt, zbulohet lëvizja urgjente e Presidentit të Serbisë

Postuar: 20/07/2019 - 09:14

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do t’iu drejtohet sot serbëve lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti e kryeministrit të Kosovës.

Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit ka mbledhur të gjithë udhëheqësit serbë gjatë ditës së djeshme.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, menjëherë pas dorëheqjes së Haradinajt është takuar me anëtarin serb të Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, ministrin serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ministrin e Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç, drejtorin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç si dhe me sekretarin e përgjithshëm të Presidencës, Nikolla Selakoviç.

Pas këtij takimi, Vuçiç nuk reagoi fare për mediat. Ka qenë zyra për komunikim me publikun e Presidencës serbe që ka bërë të ditur se sot me fillim prej orës 10:00, Vuçiç pritet t’iu drejtohet qytetarëve rreth dorëheqjes së Haradinajt nga posti i kryeministrit.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/08/2019 - 11:59

Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk do të ndalet dhe nuk do të lejojë kurrsesi që Serbia të ketë më punë me Kosovën.

Postuar: 24/08/2019 - 10:49

E diela e fundit e muajit shtator dhe e diela e parë e muajit tetor janë datat më të përafërta ku

Postuar: 23/08/2019 - 15:39

Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re,  nënshkruajnë marrëveshje për koalicion par

Postuar: 23/08/2019 - 15:32

Kuvendi i Kosovës u shpërnda këtë të enjte, ndërsa presidenti Hashim Thaçi ka thënë se shumë sh

Postuar: 23/08/2019 - 15:12

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e tmerrshëm që ka ndodhur në Prishtinë, derisa

Postuar: 23/08/2019 - 11:28

Katica Janeva katër vite më parë ishte një simbol për drejtësinë në vend dhe rikthimin e besimit

Postuar: 23/08/2019 - 08:48

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka është përfshirë në një aks