BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Rajoni

Dritan Abazoviç injoron protestuesit,  akuzohet se organizoi transportin e zyrtarëve të kishës serbe në Malin e Zi me helikopter ushtarak

Dritan Abazoviç injoron protestuesit,  akuzohet se organizoi

Zëvendës kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, është figura më shumë e lakuar dy ditët e fundit, në lidhje me ngjarjet në Malin e Zi. Lakimi i emrit të tij ka ardhur si pasojë e deklarimeve se ka qenë pikërisht ai i cili ka organizuar transportimin me helikopter të mitrolitit serb Joanikije dhe patriarkut Porfirije. Këta të fundit nuk mund të arrinin në rrugë tokësore në ceremoninë e emërimit të Joanikije në manastirin e Cetinjes, i shkak i barrikadave dje bllokimit të rrugëve nga protestuesit e shumtë të cilët patën edhe përplasje me policinë. Kjo pasi akti i kurorëzimit të tij në manastirin e Cetinjes shihet si një aluzion i “pushtimit të Malit të Zi”, si dhe një përpjekje për të futur Malin e Zi në të ashtuquajturën “botë serbe”. Patriotët malazezë e vlerësuan qëllimin e Kishës Ortodokse Serbe për të mbajtur një ceremoni fetare të kurorëzimit në kryeqytetin historik dhe fetar malazez të Cetinjes si një akt provokimi dhe nënçmimi të malazezëve. Sipas mediave malazeze, Qeveria ka thënë jozyrtarisht se në transportimin e ajror të dy zyrtarëve të kishës serbe, është përdorur helikopteri ushtarak sepse është më modern, më i shpejtë dhe më i sigurt sesa helikopterët tjerë që ishin në dispozicion të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Hapësira para manastirit u sigurua nga anëtarët e Njësisë Antiterror të Policisë malazeze të armatosur me armë të gjata. Ata e mbronin Joanikijen dhe Porfirijen me trupat dhe parzmoret e tyre teksa hynin në manastirin e rrethuar nga një kordon policie. B92 shkruan se koordinatori i shërbimeve të sigurisë, zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç, këshilltarët e tij, ministri i Brendshëm Sergej Sekuloviç dhe drejtori i Administratës së Policisë Zoran Brgjanin drejtuan transportin e tyre me helikopter. Asistentët e Brgjanin – Dejan Knezeviç, Millosh Rakonjaç dhe Dragan Goroviç, si dhe kreu i Qendrës së Sigurisë, Goran Jokiç me bashkëpunëtorët e tij ishin në livadh teksa ulej helikopteri. Dritan Abazoviç, partner dhe zëvendës i kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiç, që vjen nga linja politike proserbe, ka qenë kundër protestave para Manastirit të Cetinës, ku kundërshtohej shugurimi i kreut të ri të Kishës Ortodokse Serbe, në qytetin që dikur ishte kryeqendra e malazezëve. Këto protesta, Abazoviç i ka konsideruar të shtyra politikisht nga presidenti Milo Gjukanoviç, i cili është një politikan me prirje pro perëndimore. Në një reagim të jashtëzakonshëm pas situatës kaotike në Cetinje, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç tha se “vetëm një njeri pa dinjitet do ta lejonte veten të futej në manastirin e Cetinjes me helikopter”. “Sot në Cetinje, ne ishim dëshmitarë të turpit të madh të Kishës Ortodokse Serbe dhe Qeverisë së Malit të Zi, një turp i paparë në historinë e gjatë të shtetit malazez, dhe njëlloj në historinë e ortodoksisë së përgjithshme”, tha presidenti malazez.

Reagime nga Kosova

Kryetari i partisë kosovare AKR, Behgjet Pacolli ka akuzuar kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç se është duke dëmtuar marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kosovës. “Do të ishte një ligësi kombëtare e shqiptarëve që për qejfet apo egot e një politikani si Dritan Abazoviçi të vihet në pyetje shtetësia e Malit të Zi dhe marrëdhëniet e këtij shteti me Kosovën”, ka deklaruar Pacolli. Zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe koordinatori i shërbimeve të sigurisë, Dritan Abazoviç, pas trazirave  tha se është më e rëndësishmja që të ruhet paqja dhe rendi kushtetues pas protestave në Cetinë. Në ceremoninë e shugurimit të Mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, priftërinjtë kënduan një këngë, në tekstin e së cilës thuhej edhe “kur ushtria kthehet në Kosovë”. Lidhur me këtë kanë ardhur edhe reagimet nga politikanët e Kosovës. Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se, kjo këngë është bërë nga Rusia dhe se është interpretuar nga përfaqësuesit e tyre në Mal të Zi. “Forcat më të errëta të fashizmit, të udhëhequra nga Kisha Serbe po kthehen në Malin e Zi! Kënga për kthimin e ushtrisë serbe u bë nga Rusia dhe u interpretua nga përfaqësuesit e tyre në vend”, tha ai. Ndërsa Edita Tahiri, ka akuzuar Vuçiçin se po merr pjesë në agjendën hegjemoniste të ndërtuar nga Slobodan Millosheviç.