Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet gjyqi i Izet Haxhisë, thirren dëshmitarët e parë për vrasjen e Hajdarit

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet
x

Rajoni

Dritan Abazoviç ka në dorë ‘fatin’ e Malit të Zi, publikohet videoja e babait të tij duke kënduar këngë shkodrane, ja çfarë thotë politikani shqiptar

Dritan Abazoviç ka në dorë ‘fatin’ e Malit të

Dritan Abazoviç, është politikani me origjinë shqiptare që ka në dorë fatin e qeverisë së re të Malit të Zi. Ai është bërë faktor shumë i rëndësishëm në Mal të Zi dhe pas zgjedhjeve ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike.

Ndërkohë në rrjetet sociale është publikuar edhe një foto e babait të tij, i cili shfaqet duke kënduar muzikë shkodrane.

Këtë video të datës 4 mars 1989 fundit të epokës së Jugosllavisë e  ka publikuar pikërisht politikani shqiptar tre muaj më parë.

“Bohemistët ulqinakë dhe babai im Big Joe. Një kujtim i bukur i disa kohërave të arta”, shkruan Abazoviç krahas videos.

Dihet shumë pak për jetën private të politikanit 35-vjeçar nga Ulqini, i cili ishte student në Sarajevë dhe se vëllai e motra e tij janë mjekë të shquar në Beograd.