BREAKING NEWS

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet nënkryetari që do të ketë kompetencat e kryetarit, ja kush emërohet

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet
x

Rajoni

Dy javë pasi ‘shpalli fitoren’, ky shtet i rajonit raporton 9 raste të reja të infektuar me Covid-19

Dy javë pasi ‘shpalli fitoren’, ky shtet i rajonit raporton 9

Dy javë pasi qeveria malazeze shpalli fundin e epidemisë së koronavirusit, Instituti i Shëndetit Publik raporton një situatë ndryshe.

Mësohet se janë infektuar shtatë persona

“Në mesin e pacientëve të rinj, katër janë kontakte të një rasti të konfirmuar më parë, ndërsa për tre pacientë të rinj aktualisht jemi duke kërkuar burimin e infeksionit“, tha instituti shëndetësor.

Katër nga pacientët e rinj janë banorë të Podgoricës, ndërsa tre të tjerët janë nga Cetinje, Rozaje dhe Berane, shtoi instituti.

Mali i Zi raportoi më 14 qershor rastin e parë të COVID-19 në territorin e tij që nga 5 maji. “Ky është një rast i importuar i një personi që kishte qenë në Bosnje dhe Hercegovinë ditët e mëparshme,” tha instituti shëndetësor atëherë.

Më 3 qershor, qeveria shpalli fundin e epidemisë COVID-19 në Mal të Zi pasi 28 ditë kaluan pa raste të reja.