BREAKING NEWS

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora
x

Rajoni

Dy politikanët në Mal të Zi apelojnë dënimet për puç

Dy politikanët në Mal të Zi apelojnë dënimet për
Në Gjykatën e Lartë në Podgoricë të Malit të Zi, avokatët kanë nisur apel për dy liderët pro-rusë të opozitës, Milan Knezheviç dhe Andrija Mandic, të dënuar me nga pesë vjet burgim për tentatioven e dështuar për grusht shteti.
 
Avokatët e pjesëtarëve të partisë opozitare, Fronti Demokratik, kanë kërkuar rigjykim për klientët e tyre.
Ata kanë thënë se akuzat kundër Knezhevic dhe Mandic kanë qenë të motivuara politikisht.
 
Të dy liderët kanë qenë në mesin e 14 personave të tjerë të dënuar në muajin maj me akuzat për terrorizëm, në kuadër të tentimeve të tyre për puç më 2016, në mënyrë që të pamundësojnë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.
 
Megjithatë, ky shtet i është bashkuar NATO-s në qershor të vitit 2017, pavarësisht kundërshtimit të Rusisë.