BREAKING NEWS

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dyshohet për viktima

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dyshohet për
x
BREAKING NEWS

KAS i dha goditjen e fuqishme pak minuta më parë, reagon 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berisha: Ja kush ka dhënë urdhër

KAS i dha goditjen e fuqishme pak minuta më parë, reagon
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa rrëfen pazaret e fshehta: Ja si Fatos Nano ia dha fitoren Sali Berishës më 22 mars 1992, puçi që bënë me ndihmën e Ramiz Alisë dhe roli sekret i CIA që tronditi politikën

Muharrem Xhafa rrëfen pazaret e fshehta: Ja si Fatos Nano ia dha fitoren
x
BREAKING NEWS

Kaq ishte 'lufta'! KAS merr vendimin përfundimtar: Ja kush do e udhëheqë PD-në në zgjedhjet e 14 majit. Publikohet DOKUMENTI

Kaq ishte 'lufta'! KAS merr vendimin përfundimtar: Ja kush do e
x
BREAKING NEWS

Gërdeci/ Gjykata e Posaçme jep vendimin për Fatmir Mediun

Gërdeci/ Gjykata e Posaçme jep vendimin për Fatmir Mediun
x
BREAKING NEWS

Nis seanca për Fatmir Mediun. Zbardhen kërkesat e SPAK dhe avokatëve

Nis seanca për Fatmir Mediun. Zbardhen kërkesat e SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Aferat e Kryemadhit me oligarkët rusë vetëm ‘maja e ajsbergut’, Meta-Berisha fshehin miliona euro pasuri të pajustifikuara nëpër botë, ja pronat e tyre sekrete në Shqipëri që pritet të sekuestrohen

Frrok Çupi: Aferat e Kryemadhit me oligarkët rusë vetëm
x
BREAKING NEWS

U dënua me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia bën rekurs në Gjykatën e Lartë, ja saga 24-vjeçare e përplasjeve të tij me Berishën dhe tentativa për ta eliminuar në 2019 kur do padiste ish-kryeministrin 

U dënua me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia
x

Rajoni

E bujshme, Aleksandër Vuçiç drejt dorëheqjes si President, zgjedhje të jashtëzakonshme në shtator,  ja si presioni nga Perëndimi në lidhje me Kosovën po “shkund” Serbinë

E bujshme, Aleksandër Vuçiç drejt dorëheqjes si

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi mund të mbahen që në shtator. Mediat serbe paralajmërojnë dorëheqjen e Aleksandër Vuçiçit. Sipas burimeve të tyre, data e afërt e zgjedhjeve vjen pas fjalimit të ashpër të liderit të partisë dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në mbledhjen e samitit të SNS-së, ku raportohet se ka paralajmëruar se do të largohet nga posti i presidentit për të kandiduar si kryeministër. “Është më mirë të hysh në opozitë se sa të lejosh që interesat partiake dhe private të drejtojnë vendin. Unë jam gati të shkoj në zgjedhje si kandidat për kryeministër, por nuk do të dorëzohem nën shantazh”, tha Vuçiç. Një aludim i një ndryshimi të plotë në panoramën aktuale politike në vend është bërë gjatë përmbledhjes së seancës së fundit të Kuvendit Kombëtar kushtuar Kosovës dhe Serbisë. Vuçiç tha se SNS ishte e vetme në mbrojtjen e interesave shtetërore dhe se kishte popullin me vete. Vuçiç tha gjithashtu se “ai është ngopur me njerëz të korruptuar që duan të pasurohen në kurriz të partisë, duke iu referuar shpesh në punët e tyre të zymta dhe sa herë që duhej të luftonin për vendin dhe popullin, ata ishin të parët të kthejnë shpinën." Vuçiç e mbylli prezantimin me fjalët: Serbia do të fitojë.

Dorëheqja e Vuçiç

Edhe media serbe “Pink” raporton se Vuçiç u tha bashkëpunëtorëve të tij se është gati të japë dorëheqje, për shkak të presionit të Perëndimit në lidhje me Kosovën. Sipas medias në fjalë Vuçiç ka informuar Kryesinë e partisë për presionet e Perëndimit ndaj Serbisë në lidhje me Kosovën dhe menjëherë pas kësaj është larguar nga selia. “Zyrtarë individualë u përpoqën, siç e morëm vesh, të tregoheshin të zgjuar dhe të thoshin se nuk duhet të pranojmë rastësisht negociata të mëtejshme me BE-në dhe SHBA-në”, raporton  Pink. Por çfarë po ndodh në prapaskenë? Serbia ndodhet në një pozicion shumë të vështirë. SHBA-BE mund të pezullojë dhënien e ndihmës financiare, e cila do të ishte fundi i investimeve të ardhshme dhe të mëparshme. Dhe mund të jetë shumë më keq: fundi i udhëtimit pa viza në BE, i cili është i mundur që nga viti 2009, dhe mund të ketë një pezullim të asistencës së madhe para anëtarësimit të BE-së nga fondet IPA, si dhe heqjen të statusit kandidat. Por çfarë kërkon Perëndimi për Serbinë? BE dhe SHBA ndjekin qëllime të politikës së jashtme në marrëdhëniet e tyre me Serbinë: Të parandalojnë ndikimin e Rusisë, të parandalojnë ndikimin e Kinës, të normalizojnë marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës dhe të mbrojnë sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës.

Rreziku i negociatave

Presioni i Vuçiçit nga Perëndimi që po e bën që të mendojë dorëheqjen është rreziku që e pret Serbinë nëse nuk pranon planin franko-gjerman. Vuçiç raportoi se të pestët i thanë se Beogradi duhet ta pranojë planin, përndryshe do të përballet me ndërprerjen e procesit të integrimit evropian, ndalimin dhe tërheqjen e investimeve dhe masat gjithëpërfshirëse në kuptimin ekonomik dhe politik. Burimet e Demostat konfirmojnë deklaratën e Vuçiqit dhe thonë se Serbia nuk do të jetë nën sanksione formale të Bashkimit Evropian nëse nuk e pranon marrëveshjen, por se do të përballet me pasojat. Dhe pasojat, sipas burimeve diplomatike, janë ndërprerja e integrimeve evropiane, ndalimi dhe tërheqja e investimeve të huaja, kthimi i regjimit të vizave, ndalimi i donacioneve dhe aksesi në fonde. Ekspertët theksojnë gjithashtu se refuzimi i planit evropian do të vinte në pikëpyetje aranzhimin e Serbisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, i cili mund të kërcënonte stabilitetin fiskal të Serbisë. Kujtojmë se në fund të vitit të kaluar FMN-ja miratoi një marrëveshje standby prej 2.4 miliardë euro për Serbinë. Tashmë ka kompani të cilat i kanë ndërprerë planet për investime në Serbi deri në njoftimin e dytë, para së gjithash për shkak të mospërputhjes së politikave të jashtme dhe të sigurisë, që sjell rrezik të shtuar të të bërit biznes në Serbi. Refuzimi për të negociuar një plan për zgjidhjen e çështjes së Kosovës do të ishte një flamur i kuq shtesë për komunitetin e biznesit që planifikon të bëjë biznes ose tashmë vepron në Serbi.

Më të lexuarat