Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

E fortë nga SHBA, nxjerr me emra tre media që dezinformojnë me urdhër të Kremlinit

Postuar: 19/11/2019 - 20:04

E ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Mal të Zi, Judy Kuo, tha se tri media që veprojnë në tregun malazez, janë burime manipulimi, dezinformimi dhe të lidhura me qeverinë ruse.

Duke folur në një konferencë në Podgoricë, ajo tha se të rinjtë dhe publiku i gjerë janë mjaft të ndjeshëm ndaj informacionit të rrejshëm dhe llojeve të ndryshme të manipulimit nga ana e mediave.

“Kush është burimi i këtij informacioni për publikun malazezë? Mund të përmend disa kontribues kryesorë: ‘Sputnik’, i cili është direkt nën qeverinë ruse, portale në internet si ‘IN4S’ dhe ‘Borba’ të cilat janë të lidhura ngushtë me direktivat që vijnë nga Kremlini. Këto portale dhe disa ‘shtëpi mediale’ rajonale dhe lokale – nuk mendoj në ato që janë me të vërtetë media – janë mjaft aktive dhe shumë të koordinuara. Këto fushata kanë për qëllim të joshin publikun, të krijojnë rrëmujë dhe të krijojnë probleme në shoqëri dhe midis vendeve”, deklaroi ajo, shkruan REL.

Diplomatja amerikane përmendi shembullin, kur mediat “me qëllim prezantuan histori të sajuara për krijimin e bazave të NATO-s në Mal të Zi duke pretenduar se Mali i Zi mori pajisjet ushtarake për t’i përdorur kundër Serbisë dhe Rusisë”.

“Sipas nesh, qëllimi i publikimit të gënjeshtrave të tilla, është të krijohet një klimë anti-NATO në Mal të Zi dhe ndasi mes njerëzve. Kjo është vetëm njëra anë e perspektivës së një fushate mirë të koordinuar, të udhëhequr nga Rusia, e cila gjithashtu përfshin mashtrimet kibernetike”, tha diplomatja Kuo.

Ajo deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë investuar në nisma që mbështesin përpjekjet e Malit të Zi, për të luftuar fushatat e dezinformimit.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 10:45

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar pas deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili e quajti masakrën e Reçakut si një histori të trilluar nga ish-Ambasadori i OSBE

Postuar: 08/12/2019 - 08:18

Udhëheqësit e Kosovës kanë reaguar dje njëzëri duke dënuar mohimet e krimeve të luftës nga Beogra

Postuar: 07/12/2019 - 20:39

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, inspektoi të premten pranimin e helikopterëve të rinj t

Postuar: 07/12/2019 - 19:01

SHBA ka reaguar ndaj deklaratave të ish ministrit të Millosheviç, tashmw president i Serbisë, A

Postuar: 07/12/2019 - 17:19

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli sot ka bërë me dije  me an

Postuar: 07/12/2019 - 16:25

Pasditen e sotme një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, ka goditur Greqinë.Tërmeti &nbsp

Postuar: 07/12/2019 - 15:14

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani, ka pohuar se dikush nga jashtë partisë, është