
Fatos Klosi trondit me deklaratën, tregon çfarë ndodhi në Bulevard 10 vite më parë: Ja pse u detyrua Sali Berisha të vriste, do kishte më shumë viktima, por...

E frikshme! 500 raste vdekjeje, jepet alarmi për Ballkanin

Shkruar nga SOT.COM.AL 18 Janar 2020

Në qytetet e mëdha në vendet e Ballkanit si dhe në Itali qytetarët përballen me problemet nga smogu dhe ajri i ndotur.
Të premten (17.01) në Beograd pas dhjetë ditësh më në fund u shpërbë mjegulla e dendur. Mjegulla e krijuar prej të ftohtit dhe lagështirës ishte përzierë me ajrin e ndotur prej ngrohjes, makinave dhe centraleve të energjetikës. Nisma qytetare „të mos mbytet Beogradi” kritikoi qendrimin e qeverisë ndaj këtij problemi dhe bëri thirrje të premten për një protestë. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi: «Problemi ekziston, por ekziston edhe një fushatë që ndonjëherë është groteske.»
Në dimër kanë probleme me ajrin e ndotur edhe qytete të tjera të mëdha në Ballkan, kryesisht metropolet në situata gjeografike në lugina si p.sh. Sarajeva në Bosnjë-Hercegovinë apo Shkupi në Maqedoninë e Veriut.
Vitin e kaluar programi i OKB-së për mjedisin Unep hulumtoi ndotjen e ajrit në 19 qytete të Ballkanit. Sipas raportit ndotja e ajrit në qytetet e verifikuara shkakton çdo vit 500 raste vdekjesh të parakohshme.
Shkaktari kryesor janë emisionet e centraleve të energjetikës dhe sistemet e ngrohjes. Edhe në disa pjesë të Italisë prej ditësh mbizotëron gjendje alarmi prej smogut. Në Romë deri të premten pati ndalim të qarkullimit për makina me naftë. Megjithatë vlerat e grimcave të ajrit në stacionet matëse nuk janë ulur.
Vlera të rritura ka pasur prej ditësh në Torino, ku u vendos ndalimi i qarkullimit me automjete. Të prekura kanë qenë edhe qytetet Piacenza, Parma e Modena. Arsyeja e ajrit të ndotur ndër të tjera ka të bëjë edhe me motin me thatësira të vazhdueshme./ DW
Më të lexuarat


Shkundet sërish toka, një tërmet i fuqishëm godet këtë shtet

Albin Kurtit i ndalohet të kandidojë në zgjedhjet e 14 shkurtit, penalizohen dhe 46 emra të tjerë

Vuçiç përplaset me Haradinajn, kreu i AAK flet për bashkim Kosovë-Shqipëri, alarmohen serbët

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ nis verifikimin e kandidatëve, angazhohen 6 institucione për skanimin e 1.079 emrave

Një tjetër skandal seksual/ Arrestohet regjisori i njohur, aktorja: Më ka përdhunuar kur isha 17-vjeçare, na kërkonte të shkonim në mësim me fustane të shkurtra

Arrestimi i kryetarit të Komunës së Ulqinit, vjen reagimi i fortë i zv.kryeministrit shqiptar Dritan Abazovic

Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit, bien në pranga edhe 4 zyrtarë të tjerë, zbardhen akuzat që rëndojnë mbi ta

Zgjedhjet në Kosovë, mbyllen listat e kandidatëve, Vjosa Osmani rreth 10 emra në listat e Lëvizjes Vetëvendosje

Stuhia “Leandros” godet Ballkanin, zbritje ekstreme e temperaturave

‘Ata e dinë që unë nuk po gënjej’, presidenti Vuçiç kërcënon Kosovën me luftë nëse ndërmerr këtë veprim
