BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Rajoni

E pazakontë/ Serbët ‘e dredhin’ shumë shpejt, sapo humb zgjedhjet Donald Trump marrin vendimin e menjëhershëm, ja çfarë po ndodh

E pazakontë/ Serbët ‘e dredhin’ shumë shpejt, sapo

Mediat ndërkombëtare kanë shpallur tashmë si fitues kandidatin demokrat për president Joe Biden, nisur nga rezultatet praprake.

E pazakontë ajo që ka ndodhur me serbët në Jug të Serbisë dhe kufi me Kosovën, ku duket se janë gëzuar pa masë për humbjen e Donald Trump.

Janë pikërisht serbët e Veriut të Kosovës që janë shprehur kundër vendimit që Liqeni i Ujmanit të pagëzohet me emrin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Madje edhe mbishkrimi “Lake Trump” që dikush e kishte vendosur në hapësirat e Liqenit të Ujmanit, pas Marrëveshjes së Uashingtonit, është larguar, njofton “Klan Kosova”.

Ata kanë thënë se, duan që emri i basenit ujor të mbetet siç e quajnë ata, “Gazivodë”. Edhe shqiptarët e zonës pajtohen që liqenit t’i mbetet emri origjinal, “Ujman”.

Ideja për emërimin “Lake Trump” të këtij liqeni, fillimisht kishte ardhur në formë shakaje nga emisari special për dialog, Richard Grenell, në Shtëpinë e Bardhë ku po diskutohej Marrëveshja e Uashingtonit, por që është marrë seriozisht nga kryeministri Avdullah Hoti, i cili e ka pranuar këtë propozim.

Nga Qeveria e Kosovës nuk dhanë përgjigje nëse kjo ide do të shtyhet përpara, apo nëse gjërat kanë ndryshuar tani që Joe Biden u vetshpall si president i Shteteve të Bashkuara.