Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Rajoni

E pyeti për marrëveshjen me Kosovën, Vuçiç i kthehet gazetarit: Për cilën media punoni?

E pyeti për marrëveshjen me Kosovën, Vuçiç i

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka treguar nervozizëm në përgjigjet që dha pas takimit në Uashington me Kosovën.

Një nga gazetarët e ka pyetur se çfarë ka ndodhur në takimin e mbajtur në “Shtëpinë e Bardhë”, por Vuçiç i mërzitur i është drejtuar me fjalët: “Për cilën media punoni?”.

Gazetari i ka thënë se punon për Euroneës Albania, ndërsa më pas Vuçiç ka treguar për marrëveshjen e arritur në Uashington.

“Mund të them se nuk ishte takim i lehtë. Arritëm të përmirësojmë konsensusin e ndërsjelltë mes popujve. Në lidhje me mini-shengenin mendojmë se do t’i bëjë mirë të dy popujve, serbëve dhe shqiptarëve”, tha ndër të tjera Vuçiç.