BREAKING NEWS

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një 35-vjeçar, dyshimet e para

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për
x
BREAKING NEWS

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim
x
BREAKING NEWS

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha
x
BREAKING NEWS

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do të jetë moti në gusht, surprizat që na presin javën e ardhshme dhe kthesa e madh pas datës 15

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do
x

Rajoni

E rëndë/ Grabitet dhe dhunohet gruaja shtatzënë, humb edhe fëmijën

E rëndë/ Grabitet dhe dhunohet gruaja shtatzënë, humb edhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kilkis në Greqi, ku një grua 30-vjeçare shtatzënë është sulmuar nga një grup të huajsh dhe si pasojë ka humbur fëmijën e saj.

Gruaja ra pre e një grabitjeje të dhunshme dhe humbi foshnjën e saj si pasojë e goditjeve që mori.

Sipas njoftimit të policisë, viktima ka qenë duke ecur të dielën e kaluar me bashkëshortin e saj 35-vjeçar dhe pesë fëmijët e tyre të mitur (3 deri në 13 vjeç), si dhe një tjetër të afërm. Familja e madhe duket se ishte ngarkuar të ndihmonte një bandë trafikantësh prej katër anëtarësh për të lëvizur nëpër kalimet e paligjshme, me qëllim daljen e paligjshme nga Greqia, shkruajnë mediat fqinje.

Siç u bë e ditur, në një moment një prej trafikantëve – një 30-vjeçar pakistanez – sulmoi gruan shtatzënë duke e rrahur dhunshëm për t’i marrë 2000 euro që kishte. Një nga fëmijët e saj e kuptoi ngjarjen dhe u përpoq të mbronte nënën e tij, por edhe ai u godit, duke shkaktuar lëndime të lehta. 30-vjeçarja dhe fëmija i saj 6-vjeçar u dërguan në spital, ku mjekët konstatuan se shtatzënia ishte ndërprerë.

Trafikantët u larguan, por pas kërkimeve të policisë, si 30-vjeçari dhe tre bashkëpunëtorët e tij (përkatësisht 20 dhe 21 vjeç, nga Pakistani dhe Siria) u arrestuan mëngjesin e ditës së nesërme.