BREAKING NEWS

“Me hapa të matur”, Rama liron një nga masat shtrënguese dhe zbulon objektivin për muajt e ardhshëm

“Me hapa të matur”, Rama liron një nga masat
x

Rajoni

E rëndë në shtetin fqinj, shkon në 18 numri i të vdekurve

E rëndë në shtetin fqinj, shkon në 18 numri i të

Ka shkuar në 18 numri i të vdekurve nga CoVid-19 në Greqi.Viktima e fundit është një grua në spitalin Sotiria të Athinës.

Ndërkohë 695 është numri i të infektuarve me koronavirus në Greqi. Në shtetin fqinj është shënuar edhe pacienti më i ri në moshë. Bëhet fjalë për një bebe 3 muajshe. Diagnostifikimi u bë në një spital të fëmijëve në Athinë.

Foshnja 3 muajshe po mbahet në izolim megjithatë gjendja shëndetësore është shumë e mirë dhe nuk ka shfaqur asnjë anomali. Në spitalet greke kanë lindur dy foshnje gjatë kësaj jave nënat e të cilëve kanë qenë të infektuar me CoVid-19 por deri tani këto foshnje nuk rezultojnë të jenë prekur nga virusi.