BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Rajoni

E rëndë! U nisën në kërkim të thesarit, 4 persona gjenden pa jetë në një shpellë. Zbardhen pistat e hetimit (VIDEO)

E rëndë! U nisën në kërkim të thesarit, 4 persona

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të ditës së sotme në Llutraqi të Korinthit.Sipas burimeve policore, 4 persona janë gjendur pa shenja jete në një shpellë në vendin e quajtur “Ano Karbunari”.

Sipas burimeve policorë mësohet gjithashtu se viktimat janë meshkuj të moshave 35-65 vjeç.

Dy janë pistat e hetimit: Dyshohet të jetë pasojë e një shpërthimi në tentativë nga ana e viktimave për të shpërthyer shkëmbinjtë brenda shpellës, ose prej gazrave të një gjeneratori benzine, i cili përdorej për ndriçim.

Zona është e izoluar ndërsa kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të nxjerrë trupat e pajetë.

Viktimat ndodheshin në shpellë pasi besonin se brenda gjendej një thesar, por mesa duket fati ka luajtur me ta një lojë tragjike!

Vitet e fundit janë shtuar ndjeshëm ekipet e gjurmuesve të thesarëve, të cilët rrezikojnë jetën e tyre në kërkim të sendeve prej ari.