BREAKING NEWS

ZYRTARE/ Kuvendi zgjedh kryetarin e ri të KLSH-së

ZYRTARE/ Kuvendi zgjedh kryetarin e ri të KLSH-së
x

Rajoni

E shpalli të fituar luftën me Covid-19, rikthehet sërish virusi në shtetin fqinj me Shqipërinë

E shpalli të fituar luftën me Covid-19, rikthehet sërish virusi

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë shënuar 8 raste të reja me Covid, ndërsa gjithsej janë 51 persona të infektuar.

Këtë e konfirmoi Drejtori i Qendrës Klinike të Malit të Zi, Jevto Erakoviq i cili i tha televizionit Vijesti, se tetë rastet e reja u konfirmuan gjatë natës së mbrëmshme (22 qershor). Mirëpo më shumë informacione do bëhen publike gjatë ditës së sotme.

Kujtojmë se Mali i Zi shpalli fundin e epidemisë më 2 qershor, por pasi qëndroi 28 ditë pa raste të reja të të infektuarve, Covid është rikthyer sërish, pas 14 qershorit.