Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’: Presidentit t’i hiqet …

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok
x

Rajoni

E trishtë! Pas fitores ndahet nga jeta anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, reagon Albin Kurti

E trishtë! Pas fitores ndahet nga jeta anëtari i Lëvizjes

Albin Kurti ka ndarë sot me publikun një foto të simpatizantit më të dalluar të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ndërroi jetë në moshën 94-vjeç, shoqëruar edhe me mesazhin e ngushëllimit.

Kurti u shpreh se ai ka marrë pjesë në të gjitha protestat opozitare në 12 vitet e fundit, madje më shumë se vetë organizatori i tyre, pra kryeministri në pritje i Kosovës.

"Ka protesta të VETËVENDOSJE!-s në të cilat unë nuk kam marrë pjesë. Mirëpo, nuk ka protestë të Lëvizjes sonë në të cilën nuk ka marrë pjesë anëtari ynë më i moshuar, 94 vjeçari, Limon Isufi", tha Albin Kurti në mesazhin e tij, teksa ndau edhe foton e të moshuarit, që mban në duar flamurin Kombëtar.

"Baca Limon ka ndërruar jetë dje dhe sot varroset në Gjilan. Kujtimi për të është i paharrueshëm ndërkaq kontributi i tij i paçmueshëm. Limon Isufi është babai i komandantit të Zonës Operative të UÇK-së për Karadakun, ish ministrit e ish deputetit, z. Ahmet Isufi".

"Gjithnjë do ta mbajmë në mendje me nderime dhe në zemër me mall", ishte mesazhi i Albin