BREAKING NEWS

‘Krerët e korruptuar të politikës së lartë shqiptare po kërcënohen rrezikshëm’, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme në vend

‘Krerët e korruptuar të politikës së lartë
x

Rajoni

“Edhe rrobat të bien erë”, ky është qyteti më i ndotur i Europës që ndodhet në Ballkanin Perëndimor

“Edhe rrobat të bien erë”, ky është qyteti

Ky qytet është aq i ndotur sa njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes lëvizin nëpër kodra dhe vende të larta për të shpëtuar, ndërsa të rinjtë ëndërrojnë të emigrojnë.

BBC shkruan për një nga qytetet e Ballkanit Perëndimor, ku mjafton të hapësh një aplikacion të thjeshtë për të parë nivelin alarmant të smogut.

“Ne gjithmonë e dinim se kishte një problem me ndotjen sepse mund ta shihnim atë”, thotë Kosta Barsov për Shkupin e Maqedonisë Veriut.

“Në dimër bie erë – nëse hap dritaren e dhomës së gjumit ndërsa jam duke studiuar, ndihem sikur po mbytem. Nëse shkoj të shëtis qenin tim, duhet të ndryshoj rrobat kur kthehem sepse bien erë”

“Edhe rrobat të bien erë”, ky është qyteti

Çdo ditë në dimër, 16-vjeçari Barsov hap aplikacionin AirCare në telefonin e tij dhe kontrollon nivelet e ndotjes përreth tij.

Aplikacioni është bërë një mjet thelbësor për Barsov, dhe shumë të tjerë në qytet, për të kuptuar se ku është ndotja dhe saktësisht sa e keqe është. Si rezultat, ajo ka ngjallur vetëdije dhe shqetësim në rritje për ajrin e qytetit.

“Shumë njerëz përdorin aplikacionin, xhaxhai im ka astmë dhe ai gjithmonë e kontrollon atë”, thotë Barsov, i cili është anëtar i një lëvizje globale rinore për veprim mbi ndryshimin e klimës. “Ka shumë vetëdije gjatë viteve të fundit dhe unë mendoj se po ndërtojmë një lëvizje për të vepruar”.

Shkupi kryeson listat e qyteteve më të ndotura në Evropë, dhe ndonjëherë edhe në botë. Në vitin 2018, nivelet e PM10 – grimcave të vogla ndotëse 10 nanometra në madhësi që janë të dëmshme për shëndetin e njeriut – tejkaluan kufijtë e BE për një total prej 202 ditësh në qytet

Aktualisht, Organizata Botërore e Shëndetit ka vlerësuar se rreth 4,000 vdekje të parakohshme në vit në Maqedoninë e Veriut mund të vijnë për shkak të ndotjes së ajrit, dhe kostoja ekonomike për Shkupin mendohet të jetë midis 570 dhe 1.470 milion €./BBC

“Edhe rrobat të bien erë”, ky është qyteti