BREAKING NEWS

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme të vendit/ Kallëzohen 7 funksionarë publikë në Prokurori. Kush janë zyrtarët e lartë dhe akuzat që rëndojnë mbi to

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme
x

Rajoni

Ekzekutimi me 6 plumba i gazetarit sapo doli nga emisioni tronditi opinionin publik/ Mitsotakis thërret me urgjencë në zyrë ministrin. Kush janë dy dëshmitarët kyç që mund të hedhin dritë mbi vrasjen

Ekzekutimi me 6 plumba i gazetarit sapo doli nga emisioni tronditi opinionin

Policia greke po fokusohet në dëshminë e dy dëshmitarëve, për të hedhur dritë mbi vrasjen e gazetarit Jorgos Karaivaz.  Ky i fundit u gjet dje i pajetë pranë banesës së tij në Alimos, ku u ekzekutua me 6 plumba. Hetuesit në Greqi mësohet se po këqyrin po ashtu kamerat në vendngjarje.

Po ashtu, kryeministri Kyriakos Mitsotakis i ka kërkuar Ministrit të Mbrojtjes së Qytetarëve, Michalis Chrysochoidis, nisjen e një hetimi të shpejtë mbi çështjen. Madje, lidhur me ngjarjen që tronditi dje Athinën pritet të ketë edhe një takim në Pallatin Maksimos, mes kreut të qeverisë dhe ministrit në fjalë.

Kamerat e sigurisë dhe ato të monitorimit të trafikut rrugor, mund ti ndihmojnë oficerët e sigurisë që të ndërtojnë rrugën që kanë ndjekur vrasësit. Po ashtu po këqyren edhe kompjuterët dhe celularët e viktimës, për të parë bisedat e tij të fundit dhe nëse ka marrë mesazhe kërcënuese.

Dyshohet se vrasësit e kanë monitoruar prej ditësh gazetarin e ndjerë, duke zbuluar lëvizjet e tij. Gazetari nuk i kishte rrëfyer asnjërit prej të afërmeve apo kolegëve të tij se ka marrë kërcënime apo se i rrezikohej jeta, po ashtu ai nuk mbante armë dhe nuk kishte kërkuar mbrojtje policore.

Policia po i kushton vëmendje të veçantë katër dëshmive, dy prej të cilave vlerësohen si shumë të rëndësishme, pasi këta persona ndodheshin fare pranë ekzekutimit dhe panë skenën e vrasjes. Sipas raportimeve paraprake reporteri i kronikës së zezë Jorgos Karaivaz, u qëllua me 6 plumba në trup ndërsa po kthehej nga puna në shtëpi, rreth orës 14:00. 12 gëzhoja që dyshohet të jenë zbrazur nga një armë me silenciator u gjetën në vendngjarje.

Dy dëshmitarët kyç thanë se autorët po lëviznin me një motoçikletë të vogël, me gjasë scooter, me të cilin ia mbathën, duke e lënë të pajetë reporterin pranë makinës së tij.

Vrasja u dënua edhe nga Komisioneri Evropian dhe komisioneri i Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut. “Vrasja e një gazetari është një veprim për tu përbuzur dhe frikacak”, do të shkruante të premten shefja e Komisionit Ursula von der Leyen.

Më të lexuarat