Rajoni

Ekzekutohet me armë gazetari i njohur i kronikës së zezë, zbardhen detajet e para të ngjarjes që tronditi Greqinë, ja çfarë përdorën autorët për të mos u identifikuar

Ekzekutohet me armë gazetari i njohur i kronikës së zezë,

Një ngjarje tragjike është shënuar në kryeqytetin grek, Athinë, ku është ekzekutuar me mbi 6 plumba, gazetari i njohur i kronikës së zezë Jorgo Karaivaz.

Informacionet e para në media sugjerojnë se ai u gjet i shtrirë dhe pajetë me fytyrën poshtë, jashtë makinës së tij, pranë një parku afër banesës. Dyshohet se autorët kanë përdorur një silenciator pasi nuk është dëgjuar asgjë nga dëshmitarët që kanë kaluar në zonë.

Ata mendohet se janë larguar me një skuter (motor) si dhe kanë qenë të veshur me rroba ushtarake.