BREAKING NEWS

Vijojnë përpjekjet! Pasi marrin udhëzimet nga Yuri Kim, përfaqësuesit e Këshillit Politik bëjnë një tjetër lëvizje

Vijojnë përpjekjet! Pasi marrin udhëzimet nga Yuri Kim,
x

Rajoni

Ekzekutoi me armë prindërit dhe motrën 14-vjeçe, gjykata merr vendimin ekstrem për 30-vjeçaren shqiptare (Dëshmia ‘tronditëse’ e saj para hetuesit pse i vrau)

Ekzekutoi me armë prindërit dhe motrën 14-vjeçe, gjykata

Gjykata Themelore e Gostivarit në Maqedoninë e Veriut ka dënuar me burg përjetë 30-vjeçaren shqiptare Blerta Pocesta.

Mbi të rëndon akuza për vrasjen e nënës, babait dhe motrës së saj vetëm 14-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 27 gusht të vitit 2018, në Dibër të Madhe.

Familja Pocesta jetonte prej vitesh në Pordenone të Italisë, por ishin rikthyer në Dibër të Madhe, për të marrë pjesë në një dasmë të miqve të tyre.

Menjëherë pas ceremonisë festive, Blerta qëlloi me pistoletë nënën e saj, Nazmijen, 53 vjeçe, të atin, Amidin, 55 vjeç dhe motrën 14-vjeçare Anila të cilët fatkeqësisht nuk u mbijetuan plagëve.

30-vjeçarja u largua nga Maqedonia e Veriut me ndihmën e 60-vjeçarit Vehab Gllobiçishta i cili u dënua me 3 vite burg, ndërsa u dënua me 10 vite burg Ferdi Gashi, si bashkëpuntor në krim.

Blerta u arrestua në Itali, ku ishte kthyer menjëherë pas krimit dhe iu dorëzua për gjykim autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.

Në dëshminë e dhënë për hetuesi, 30-vjeçarja është shprehur se i kishte vrarë për shkak se nuk e lejonin të martohej me një italian.

Ajo punonte si sekretare në një kompani, ndërsa policia italiane e kishte skeduar si përdoruese droge.