BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Rajoni

Eliot Engel: Gjykata Speciale nuk duhet të veprojë mbi bazë etnie, ka ende trupa shqiptarësh të varrosur në serbi

Eliot Engel: Gjykata Speciale nuk duhet të veprojë mbi bazë

Arrestimet e bëra nga Gjykata Speciale ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati, ka ngjallur reagime të shumta në politikën e Kosovës, pasi duket se në vend që të akuzohen dhe dënohen ata që e bënë gjenocidin, dënohen ata të cilët mbrojtën atdheun. Komiteti për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve i SHBA-së, të cilin e kryeson kongresisti Eliot Engel, ka thënë se çdo kush që ka kryer krime të luftës në Kosovë, pa marr parasysh etninë, duhet të sillet para drejtësisë. Deklarata e këtij komiteti ka ardhur në një kohë kur prej disa ditësh tashmë ka raportime të shumta tregojnë se një varr masiv me trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, është gjetur në territorin serb, pranë kufirit me Kosovën. Kryetari i këtij Komiteti edhe më parë e ka kritikuar Gjykatën Speciale dhe veprimet e ndërmarra prej saj, aq më tepër që subjekt i kësaj gjykate kanë qenë vetëm shqiptarët për krime të pretenduara se janë kryer gjatë dhe në muajt e parë pas mbarimit të luftës në qershor të vitit 1999. “Çdokush që ka kryer krime lufte, pavarësisht nga përkatësia etnike, duhet të dalë para drejtësisë. Pikë. Por, drejtësia nuk duhet të shihet përmes një prizmi nga i cili mund të kalojnë imazhe të vetëm një etnie. Tash për tash, duket se kjo po ndodhë në Kosovë me Gjykatën Speciale, dhe diçka duhet të ndryshojë. Ata ende po gjejnë trupa të varrosur në Serbi, viktima të (fushatës së) Millosheviçit për pastrim etnik në Kosovë”, thuhet në një deklaratë në Twitter-in të Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

Reagimet e Kosovës

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Serbia ende mban fshehur fatin e të zhdukurve të Kosovës. “Kosova sot (dje) është në ditët e saj më të vështira duke u përballur me përpjekjet shumëvjeçare të Serbisë për të njollosur luftën tonë për liri e cila përbën themelin e shtetit tonë. Për më tepër, që Serbia jo vetëm që nuk është distancuar nga krimet e kryera por ende mban fshehur fatin e të zhdukurve të Kosovës, fakt i hidhur ky që u rikthye në vëmendje këto ditë prej gjetjes së mbetjeve mortore në Kizhevak, afër Rashkës”, ka shkruar ai. Më tej Hoxhaj tha se pas zhvillimeve të fundit me ngritjen e aktakuzës ndaj ish udhëheqësve të luftës çlirimtare, është momenti për reflektim dhe solidarizim me ta, familjet e tyre dhe popullin e Kosovës. Hoxhaj theksoi se akuzat që janë gatuar nga Serbia dhe Rusia, nuk duhet ta gjej Kosovën të përçarë e të papërgatitur. Edhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është shprehur në seancën e Kuvendit ku po mbahet interpelanca ndaj tij për çështjen e të pagjeturve, duke thënë se kjo temë është duke u trajtuar me përkushtim nga institucionet e Kosovës. Hoti ka thënë se nga 6057 persona që nga familjarët ishin paraqitur të humbur, janë dhe 1638 persona ende të pagjetur. “Procesi për gjetjen e tyre do të vazhdoj deri në fund pavarësisht pengesave. Mungesa e informacioneve të besueshme ndërlidhet nga mungesa e palës serbe për të ofruar këto të dhëna”, ka thënë Hoti. Hoti ka shtuar se në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore, janë ende rreth 300 mbetje mortore të pa identifikuara. “Janë rreth 300 mbetje mortore në IML që nuk janë identifikuara. Ka mungesë të familjarëve për të ofruar mostra të gjakut që të identifikohen këto mbetje mortore. Në këtë proces të komplikuar, është i përfshirë një rrjet i madh i mekanizmave”, u shpreh Hoti, ndërsa shtoi se çështja e të pagjeturave dhe të zhdukurve do të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, nëse do të ketë një marrëveshje në fund. Kryeministri shtoi se çështja e të pagjeturve nuk duhet të politizohet. Hoti shtoi se procesi për gjetjen e mbetjeve mortore ka pasur një dinamikë të madhe gjatë këtij, përderisa theksoi se deri në fund të këtij viti përderisa do të mundësoj edhe moti planifikohet të gërmohet në 5 lokacione për gjetjen e trupave.