BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Eliot Engel: Qeveria e re e Kosovës të ketë bazë të gjerë, ndryshimi i kufijve i gabuar

Eliot Engel: Qeveria e re e Kosovës të ketë bazë të

Kongresmeni amerikan Eliot Engel, i përfshirë prej kohësh me çështjet e Kosovës dhe të Ballkanit, ka rekomanduar dje që qeveria e re e zgjedhjeve të muajit të kaluar të ketë bazë të gjerë shoqërore dhe etnike, si dhe paralajmëroi kundër idesë së ndryshimit të kufijve në procesin e zgjidhjes politike me Serbinë. Kryetari i Komisionit Kongresit për Marrëdhëniet me Jashtë tha në një intervistë me Zërin e Amerikës, se do të bëjë të pamundurën për të ndihmuar Kosovën dhe Shqipërinë, ndërsa u shpreh skeptik për idenë e ndryshimit të kufijve, pasi me Kosovën nuk do të sillte zgjidhje. “Kjo do të shkaktonte një reagim zinxhir që unë mendoj se nuk do të ishte pozitiv. Ne i dimë parametrat për Kosovën prandaj mendojmë se ndryshimi i kufijve do të ishte një ide e gabuar dhe diçka që nuk do të mbyllej kurrë. Mendoj se kjo nuk do të ishte një gjë e mençur”, tha ai. Engel tha se shpreson që qeveria e Kosovës të ketë një bazë sa më të gjerë, në mënyrë që të ketë më shumë njerëz të përfshirë në koalicion për trajtimin e sfidave, pasi vendi përballet me shumë të tilla. “Serbia po bën përpjekje të forta për të deligjitimuar Kosovën. Ajo po përpiqet të bindë vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të tërheqin njohjet. Ne po luftojmë kundër këtyre përpjekjeve. Kështu që sa më i bashkuar të jetë vendi aq më mirë do të jetë për vendin”, tha ai.

I përkushtuar për shqiptarët

Kongresmeni nga Nju Jorku, nuk pranoi të komentonte lidhur me Kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, pasi tha se nuk është zgjedhur ende kryeministër dhe nuk komenton për kandidatët në vende të tjera. “Por më lejoni të them se kam besim se Shtetet e Bashkuara, me nxitjen time si kryetar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, do të vazhdojnë të kenë marrëdhënie të ngushta me kombin shqiptar, me popullin shqiptar dhe me njerëzit në Kosovë. Dhe sigurisht që unë jam i gatshëm të ndihmoj në çfarëdo mënyre që mundem, kështu që kushdo që zgjidhet, zoti Kurti apo dikush tjetër, unë do të ofroj ndihmën time”, tha ai. Duke folur për presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ai solli si shembull rastin e vëllezërve Bytyçi, shqiptaro-amerikanët e zhdukur në Serbi gjatë kohës së luftës. Engel tha se Vuçiç ka bërë shumë premtime që nuk i ka mbajtur, ndërsa për çështjen Bytyçi nuk ka bërë asgjë.

Të dërguarit e posaçëm të SHBA

Engel nuk iu përgjigj direkt pyetjes për rolin e të dërguarve të posaçëm për Ballkanin dhe bisedimet Kosovë-Serbi, Mattheë Palmer dhe Richard Grenell, por tha se në çdo dialog që ka të bëjë me të ardhmen e Kosovës, duhet të ketë zë populli i Kosovës. “Të gjitha këto gjëra të tjera që po përpiqen të bëjnë me Shqipërinë, Serbinë, nëse nuk përfshihet Kosova, nuk do të jetë një vendim i drejtë. Kështu që mendoj se duhet të merret vendimi i popullit të Kosovës për gjithçka”. Sipas tij Shtetet e Bashkuara duhet të marrin një rol më aktiv. “Si kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, si mbështetës i fortë i Kosovës dhe Shqipërisë unë do të bëj gjithçka që mundem për ta realizuar këtë dhe për çfarëdo të kenë nevojë zyrtarët e zgjedhur të Kosovës dhe Shqipërisë, unë gjithmonë jam i gatshëm të ndihmoj”, shtoi ai. Engel shprehu gjithashtu shqetësimin për valën e të rinjve që nuk gjejnë punë në Kosovë dhe Shqipëri dhe lënë vendin e tyre, duke inkurajuar liderët të luftojnë korrupsionin në favor të rritjes së drejtë ekonomike dhe vendeve të punës. Ai ka qenë një nga mbrojtësit më të zëshëm të pavarësisë së Kosovës teksa disa muaj më parë tha se Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet: “Është e rëndësishme që Qeveria e Serbisë të kuptojë se bëhet fjalë për shtetin e pavarur të Kosovës dhe ky shtet i pavarur do të mbetet. Dhe, kështu, shpresoj që Serbia dhe Kosova të kenë marrëdhënie të mira, nga të cilat do të përfitonin të dyja vendet dhe do të përfitonte rajoni. Unë do të doja t’i shihja të dyja vendet të pranuara në Bashkimin Evropian dhe mendoj se njëri duhet ta ndihmojë tjetrin”.

Andi Lamko

Më të lexuarat