Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...
16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...
Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...
Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja
Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret
“Errësirë në Serbi, nuk ka media të lira”, dy televizione serbe marrin vendimin drastik ndaj Vuçiç
Shkruar nga SOT.COM.AL 6 Dhjetor 2022
Televizionet N1 dhe Nova S kanë ndërprerë transmetimin e programeve të tyre të rregullta në Serbi. Në vend të kësaj, në ekran shkruhej mesazhi “Errësirë në Serbi, nuk ka media të lira”.
Këto dy televizione, të cilat operojnë në kuadër të kompanisë United Media, pas mesnate kanë publikuar të njëjtin mesazh në profilet e tyre në rrjetet sociale, por nuk kanë dhënë shpjegime shtesë.
Në seancën e sotme parlamentare, deputetët e opozitës në Kuvendin e Serbisë kanë mbështetur televizionet N1 dhe Nova S duke u ngritur në këmbë dhe duke mbajtur letrat e zeza me të njëjtin mbishkrim.
Në momentin kur përfaqësuesit e mediave kanë hyrë në sallë, tabela është ngritur nga deputetët e grupit parlamentar të Bashkuar, Partia Popullore, DS, Moramo-Zajedno dhe Klubi i Majtë e Gjelbër.
Ndërkohë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se këto media vetvetiu kanë ndërpre transmetimet televizive.
“Mendoj se është e rëndësishme të thuhet se askush nuk e ka errësuar raportimin, ata e kanë bërë vetë. Nëse ata vetë kanë vështirësi të shprehen, atëherë ky është një problem për ata dhe pronarin e tyre. Unë nuk mund t’ju shpjegoj se sa i tronditur është dikush që një manjat i medias dhe i futbollit dëshiron të bëjë pak më shumë para. Asgjë e veçantë, por pajtohem që duhet të diskutohet për ato media ku ka mungesë evidente të lirisë së mediave dhe ku ka tentime të këqija për të imituar Mila Shtulën, si dhe shumë të tjera”, tha Vuçiç
Ndryshe, Dragan Solak është pronar i kompanisë United Group dhe njëkohësisht i klubit të Ligës Premier, Southampton