BREAKING NEWS

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berishës pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri: Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë!

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet
x
BREAKING NEWS

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për politikanët shqiptarë: Janë kapur në krimin e...

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe
x

Rajoni

Çështja e arkivave ndan Kosovën me Serbinë, Hoti: Marrëveshja është në interesin tonë, mundëson qasje në arkivat ushtarake të Serbisë

Çështja e arkivave ndan Kosovën me Serbinë, Hoti:

Tema e vetme për të cilën është biseduar në takimin dy ditor së martës dhe të mërkurës në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ajo e të të pagjeturve, prej disa ditësh ka nxitur reagime të shumta nga të dy palët e përfshira. Zëvendës kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi deklaroi pak ditë më parë se ishte biseduar në lidhje me hapjen e plotë dhe mundësimin e aksesit nga palët respektive, në arkivat shtetërore të Serbisë dhe në arkivat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në ndihmë të zgjidhjes së çështjes së të zhdukurve. Ditën e djeshme, Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështje e personave të zhdukur, Andin Hoti ka dhënë detaje të tjera rreth vizitës në Bruksel. Me anë të një postimi në Facebook, zoti Hoti ka sqaruar se e kanë ftuar Lajçakun për qasje të plotë në arkivat shtetërore të Kosovës, me qëllim që të heqin çfarëdo dyshimi që mund të kenë sa i përket shpikjes së tyre për arkivat e UÇK-së. “Arkivat e Kosovës kanë qenë dhe janë të hapura, prandaj marrëveshja është në interesin tonë sepse vetëm na mundëson qasje në arkivat ushtarake të Serbisë, e që është barriera kryesore për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë”, ka shkruar ndër të tjerash Hoti. Në mbështetje të deklaratës së zotit Hoti, kujtojmë deklaratën e zotit Bislimi pas takimit të së mërkurës, ku tha se UÇK nuk ka arkiva të fshehura, por se lejohet aksesi ne çdo arkiv shtetëror në lidhje me UÇK-në, arkiv që momentalisht tashmë është i hapur. "Në një moment zoti Petkoviç është pajtuar që ne të kemi qasje të plotë në të gjitha arkivat, përfshirë edhe arkivat ushtarake në Beograd si dhe të ketë qasje në arkivat e UÇK-së. Nuk ka arkiva të UÇK-së, por ka arkiva shtetërore për UÇK-në në Kosovë dhe ne jemi dhe kemi qenë të hapur për të ndarë këto informacione", tha Bislimi. Hoti po ashtu ka bërë me dije se kanë kërkuar qasje të plotë në territorin e Serbisë për hulumtime të varrezave masive apo çfarëdo informate që kemi për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. “Pasi Serbia ka qenë e organizuar në nivel shtetëror me organet dhe forcat policore e ushtarake, si dhe me njësi paramilitare që kanë vrarë e masakruar anë e kënd Kosovës, duke i kidnapuar e zhdukur me forcë mijëra persona, ne kemi kërkuar qasje të plotë në arkivat shtetërore të Serbisë, veçanërisht në arkivat e ushtrisë dhe policisë gjatë kohës së luftës në Kosovë. Lidhur me arkivat, pas dakordimit të palës serbe, kemi ofruar bashkëpunim të plotë dhe e kemi ftuar z. Lajçak për qasje të plotë në arkivat shtetërore të Kosovës, me qëllim që të heqim çfarëdo dyshimi që mund të kenë sa i përket ‘shpikjes së tyre për arkivat e UÇK-së’”, ka shkruar ai.

Reagimi serb

Në lidhje me krijimin e aksesueshmërisë në arkivat e Serbisë dhe Kosovës, është deklaruar edhe drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç. Sipas tij, pala kosovare ka treguar papërgatitje absolute për dialogun dhe negocitat mbi problemet kryesore në zbatimin dhe shkeljen e marrëveshjeve të arritura deri më tani. Sidoqoftë, ai ka deklaruar se ajo që është e rëndësishme është se është arritur përparim në çështjen e personave të zhdukur. Petkoviç e ka interpretuar pranimin e palës së Kosovës për akses të Serbisë në arkiva, si pranim të ekzistencës së arkivave sekrete të UÇK-së, ekzistenca e të cilave është kundërshtuar në vijimësi nga qeveritë kosovare. Reagime që e kanë interpretuar atë që ndodhi njëlloj si pala serbe ka pasur edhe nga aktorë politikë në Kosovë. Deputeti i PDK, Enver Hoxhaj ka thënë se gabimet e Qeverisë Kurti në politikën e jashtme janë të përmasave alarmante. “As në ëndrrën time më të keqe nuk kam menduar se do ta përjetoj këtë ditë, kur Qeveria e Kosovës legjitimon gënjeshtrat e Serbisë, duke i ngjallur fantazmat serbe kinse për arkiva të UÇK-së. Kjo është barazim i viktimës me agresorin dhe krahasim i UÇK-së me ushtrinë serbe! Gabimet e Qeverisë Kurti në politikën e Jashtme janë të përmasave alarmante, duke rrezikuar seriozisht trashëgiminë e luftës sonë çlirimtare dhe shtetësinë tonë”, tha ai. Edhe nënkryetarja e kësaj partie, Vlora Çitaku ka thënë se kjo është një grackë e rrezikshme me pasoja të frikshme.