Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Eskorta e Albin Kurtit përfshihet në aksident, reagon Lëvizja Vetëvendosje dhe tregon se çfarë ndodhi 

Postuar: 20/10/2019 - 22:06

 

Para pak minutash është raportuar se eskorta e liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit, është aksidentuar. Mësohet se aksidenti ka ndodhur pak më parë në zonën e Qafë-Kasharit ku Kurti po kthehej nga festa e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë. Nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë pas lajmeve të publikuar nëpër media për aksidentimin e Kurtit, ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje. Zyra për Media e Vetëvendosjes ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur por nuk ka patur asnjë të lënduar.

'Gjithçka është në rregull, ka qenë një aksident pa lëndime njerëzore', kanë thënë përfaqësues nga Vetëvendosja.

Kujtojmë se lideri i VV, Albin Kurti, qëndroi në Tiranë mbrëmjen e sotme për ta festuar fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare të parakohshme të 6 tetorit në Kosovë.

Ndërkohë mësohet se policia ka marrë masa administrative ndaj drejtuesve të mjetit ndërsa eskorta e kreut të Vetëvendosjes ka vazhduar pa probleme rrugën drejt Rinasit.  Raportohet se përplasja e mjeteve nuk ka qenë e fortë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 10:24

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë “Feja si instrument për paqen”, që po organizohet në Shqipëri.

Postuar: 18/11/2019 - 10:20

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i pranishëm në konferencën ndërkombëtare &ldquo

Postuar: 18/11/2019 - 08:02

Politikani i vetëm serb që e njeh pavarësinë e Kosovës dhe që vazhdon ta mbështesë atë, Çedomir

Postuar: 17/11/2019 - 12:30

Kryeministri në ikje i Kosovës Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllain e tij në ditën e lindjes du

Postuar: 16/11/2019 - 14:56

Dy njohësit e rrethanave në Ballkan, Wolfgang Petrich dhe Edward Joseph, kanë folur për vazhdimin

Postuar: 16/11/2019 - 14:43

Ish-kryeparlamentari i Nismës, Jakup Krasniqi e ka këshilluar Lëvizjen Vetëvendosje të pranojë

Postuar: 16/11/2019 - 11:04

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç është shtruar në spital ditën e djeshme, pas shfaqjes së proble